Lajmet e fundit

Llapi ka bërë të ditur se ka nënshkruar futbollistin Jose Cobianin.
Skuadra nga Podujeva ka zyrtarizuar tashmë transferimin më të ri dhe bëhet fjalë për meksikanin Cobian, transmeton Klankosova.tv.
“Mirësevjen Jose Cobian”, thuhet në njoftim e klubit.
Llapianët këtë afat kalimtar kanë qenë shumë aktiv duke afruar shumë lojtarë cilësor, duke u bërë edhe pretendentë për titull në sezonin e ardhshëm që nis në muajin gusht.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.