Llapi dhe Feronikeli ’74, tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të të Superliges.
Llapjanët në “Zahir Pajaziti”, janë nikoqir të ekipit nga Drenasit në ndeshjen që pritet të zhvillohet nga ora 15:00.
Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje pas një fitore të madhe në udhëtim te Gjilani dhe synon fitoren e radhës për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Në anën tjetër, vendasit e Granit Dervishollit, kanë tri humbje radhazi, por synojnë të bëjnë befasi në këtë udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë ndryshime në formacionet zyrtare, për dallim nga ora që luajtën në ndeshjen e fundit, njofton Klankosova.tv
Llapi: Laroshi; Emini, Rama, Useini, Blakçori; Limani, Peci, Ahmeti; Hasani, Baftiu, Tahiri;
Feronikeli ’74: Brozi; Musa, Morina, Lleshi, Zekolli; Llapashtica, Demiri; Hyseni, Zumberi, Avdyli; Kiqina.
Llapi – Nikli, transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1, të Artmotion, me komentim të Lirim Pecit/ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.