Lajmet e fundit

Fituesi i Kupës së Kosovës do të zhvillojë një ndeshje miqësore me fituesin e Super Ligës së Shqipërisë.
Llapi dhe Teuta do të luajnë nesër, e dielë, nga ora 18:00, në Strugë, njofton Klankosova.tv.
Këtë e ka bërë të ditur vet skuadra e Llapit, në një postim në Facebook.
Të dy skuadrat janë duke u përgatitur në Ohër, për ndeshjet në garat evropiane.
Llapi bën pjesë në Ligën e Konferencës ku do të përballet me Shkupin, ndërsa Teuta me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë.