Më rastin e shënimit të muajit të mërgatës, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim mërgimtarët të cilët kanë ardhur në pushime verore në familjet e tyre dhe ka marrë nga ta propozimet dhe sugjerime për projektet të cilat janë në interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Drenasit.
Sipas kësaj komune, mërgimtarët të cilët ishin prezent në këtë takim, janë shprehur të kënaqur me qeverisjen lokale dhe shërbimet që ata i kryejnë në administratën komunale si dhe për projektet të cilat janë kryer dhe ato që janë duke u kryer, njofton Klan Kosova.
“Kryetari Lladrovci ka falënderuar të pranishmit të cilët kanë gjetur kohën të jenë në këtë takim dhe ka shtuar se pikërisht për t’i respektuar mërgimtarët që të jenë sa më të pranishëm në vendlindjen e tyre, ka organizuar manifestime një mujore në sheshin ‘Fehmi Lladrovci’ ku janë përfshirë promovimi i kulturës, artit, lojërave, muzikës dhe aktivitete të ndryshme”.
Aktivitetet e muajit të mërgatës do të vazhdojnë deri me 15 gusht në sheshin “Fehmi Lladrovci”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.