Lajmet e fundit

Mergimtarët do të kenë mundësi të takohen, të diskutojnë dhe të shfaqin kërkesat e idetë e tyre me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka organizuar një takim me ta.
Krejt kjo po bëhet me qëllim të një qeverisje sa më të mirë lokale për banorët e Drenasit. Takimi sipas zyrës për informim të kësaj komune do të mbahet të enjte, me fillim nga ora 14:00 në restaurant Dijamant, Drenas.
Komuna e Drenasit nga 9 korriku ka nisur me aktivitetet për muajin e Mërgatës 2018. Ky event i cili do të zgjasë 28 ditë do të karakterizohet me aktivitete të ndryshme kulturore në sheshin “Fehmi Lladrovci”.