Lajmet e fundit

Ish mesfushori, Freddie Ljungberg, ka vendosur që të bashkohet me skuadrën që ka luajtur disa vite, veçse kësaj radhe si pjesë e stafit të trajnerëve të ekipit të parë.
Suedezi do t’i bashkohet ekipit të Unai Emery te Arsenal, shkruan Sky, transmeton Klan Kosova.
42 vjeçari do ta lë rolin e tij si trajner i U23 për të punuar krah spanjollit, kurse numri dy pas Arsene Wenger sa ishte në klub, Steve Bould do të kalojë te U23-shat.
Ljungberg ishte kthyer në veri të Londrës një vit më parë pasi kishte kaluar një sezon te Wolfsburg si pjesë e stafit të Andries Jonker.