Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq thotë se presidenti, Hashim Thaçi është në problem serioz kur bëhet fjalë për legjitimitetin politik.
Kësisoj ai e komentoi deklaratën e Thaçit sipas së cilës Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e një Kosove të pavarur.
Sipas tij, është më e rëndësishme që Serbia të ndjekë një rol konstruktiv dhe proaktiv në kërkimin e një zgjidhjeje afatgjate të qëndrueshme për çështjen e Kosovës, transmeton Klan Kosova.