Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri serb Rasim Ljajiq beson se Kroacia nuk do të jetë në gjendje ta bllokojë Serbinë në rrugën e saj evropiane, nëse siç tha ai "bashkëpunojmë me Brukselin dhe si aleat kemi vendet e tjera të BE-së"
"Nëse ju keni 27 vende në njërën anë, të cilët janë aleat në procesin e anëtarësimit, Kroacia nuk do të jetë në gjendje të bëjë asgjë, pa marrë parasysh sjelljen e tyre joparimore" tha ai para gazetarëve, me rastin e "kërcënimit" të fundit nga ana e kroatëve pas hapjes së kapitujve 23 dhe 24", raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
Ljajiq ka shtuar se Serbia nuk duhet të hyjë në konfrontim verbal që padyshim në Kroaci disa duan ta sfidojnë dhe theksoi se "Serbia gjithmonë është temë e fushatës parazgjedhore në Kroaci".
"Unë nuk e di se çfarë po ndodh, është e lehtë të konkludohet se kjo është një fushatë parazgjedhore në Kroaci, ka ndodhur vitin e kaluar. Serbia bëhet temë kur ka zgjedhje në Kroaci, të gjithë garojnë me deklaratat e tyre kundër Serbisë, sepse ajo sjellë poena politike, " deklaroi më tutje ai, transmeton Klan Kosova.