Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Brentfordit, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 12-të në Premier League.
Serinë e golave e nisi Mohamed Salah, në minutën e 39’, pasi u shërbye mirë nga Darëin Nunez. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Salah shënoi sërish në minutën e 62’. Për golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje u përkujdes Diogo Jota, në minutën e 74’.
Liverpooli pas fitores kalon në vendin e dytë me 27 pikë, me pikë të barabarta me Manchester Cityn që është në pozitën e parë me një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe me Arsenalin që renditet në vendin e tretë. /Klankosova.tv
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.