Liverpooli ka arritur një marrëveshje me Al Hilalin për shitjen e Darwin Nunez.
Klubi i Ligës Profesionale Saudite ka ofruar një tarifë fikse prej 53 milionë euro plus shtesa që mund ta çojnë marrëveshjen në65 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.
Sky Sports në Itali merr vesh se Liverpooli ende nuk është informuar nëse Nunez i ka dhënë dritën jeshile këtij transferimi.
Mediumi raporton se Al Hilal është i përgatitur të përmbushë kërkesat e Nunezit për pagën.
AC Milan ishte i interesuar dhe bëri një ofertë, por nuk kishte gjasa të arrinte ndonjëherë këto shifra.
Nëse Nunez largohet nga Anfield, ai do ta bëjë këtë pasi ka shënuar 40 gola në 143 paraqitje për klubin që nga transferimi i tij në vitin 2022 nga Benfica, transferim që fillimisht i kushtoi “Reds” gati 100 milionë euro në atë kohë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.