Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Evertonit, në kuadër të xhiros së nëntë në Premier League.
Pjesa e parë u veçua vetëm me kartonin e kuq të Ashley Young, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 37’.
Në pjesën e dytë, Liverpooli e gjeti golin e epërsisë me anë të Mohamed Salah, në minutën e 75’, i cili ishte i saktë nga penaltia.
Ndërkohë, egjiptiani me një gol në sekondat e fundit të takimit e vulosi fitoren.
Liverpooli pas fitores renditet në vendin e dytë me 20 pikë të grumbulluara, nga nëntë ndeshje. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.