Liverpooli ka shënuar fitore fantastike ndaj Fulhamit, me rezultat 4-3, në kuadër të xhiros së 14-të në Premier League.
Goli i parë në ndeshje u shënua nga Bernd Leno, në minutën e 20’, i cili realizoi autogol. Mysafirët e barazuan rezultatin shpejt me anë të Harry Ëilson në minutën e 25’.
Golat nuk u ndalën në pjesën e parë, pasi Mac Allister e kaloi sërish në epërsi Liverpoolin në minutën e 39’.
Megjithatë, Fulhami e barazoi edhe njëherë rezultatin në pjesën e parë me anë të Kenny Tetes, në minutën e 48’.
Në pjesën e dytë, Bobby Decerdova-Reid, e kaloi Fulhamin për herë të parë në epërsi në minutën e 80’.
Por, vendasit nuk u dorëzuan në fortesën e tyre, pasi brenda një minute realizuan dy herë.
Fillimisht Ëataru Endo e barazoi rezultatin në minutën e 87’, teksa një minutë më vonë Trent Alexander-Arnold e realizoi golin e fitores.
Liverpooli pas fitores kalon në vendin e dytë me 31 pikë të grumbullura pas 14 ndeshjeve./Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.