Liverpooli ka nisur të kërkojë alternativa pasi transferimi i Michael Olise konsiderohet i pamundur.
Ylli francez është kthyer në një nga lojtarët kyç të Bayernit, me kontratë deri në vitin 2029 dhe klubin bavarez që planifikon t’ia zgjasë edhe më tej marrëveshjen.
Për këtë arsye, drejtuesit e “Reds” e shohin thuajse të pamundur ta transferojnë në verë.
Si pasojë, klubi nga “Anfield” ka zhvendosur fokusin te Yan Diomande, talenti 19-vjeçar i Leipzigut. Gjermanët duan ta mbajnë, por një ofertë e lartë mund ta ndryshojë situatën. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.