Lajmet e fundit

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Bournemouthit, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së dytë në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e realizoi Semenyo, në minutën e 3’. Të Kuqtë u kthyen në lojë me aën të Luis Diaz, i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 28’.
Ndërsa, ishte Mohamed Salah, i cili e përmbysi rezultatin e Qershive, në minutën 36’. Ai fillimisht e huqi penaltinë, por më pas topin e kthyer e futi në rrjetë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Diogo Jota vulosi fitoren e Liverpoolit, me një gol në minutën e 62’.
Liverpooli, pas dy xhirove të zhvilluara në Premier League, ka katër pikë, një fitore dhe një barazim. /Klankosova.tv.