14.01.2018 · përditësuar para 3121 dite1 min lexim
Edhe një test i vështirë për Manchester City-n.
Qytetarët sot do të ndeshen me Liverpool-in në Premier Ligë nga ora 17:00.
Pep Guardiola e di se fitorja e stome do të krijojë distancë prej 18 pikësh me vendin e dytë.
Gjithsesi, nuk do të jetë një fitore e lehtë për City-in, kur dihet se janë edhe në presion për të rishkruar historinë.
City nuk i ka ndodhur t’i fitojë dy ndeshjet (edhe brenda edhe si mysafirë) qysh prej 80 vjetësh dhe gjithashtu nuk kanë shënuar fitore në Anfild nga viti 2003, njofton Klan Kosova.
Duke folur për mediat të premten Guardiola tha se “është një tjetër test kundër një ekipi shumë të mirë”.
“Ndërsa rekordet janë aty për t’u thyer”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.