Lajmet e fundit

Liverpool është duke shënuar progres në tentimin për ta transferuar futbollistin e Monacos, Thomas Lemar gjatë verës, pohon Le 10 Sport.
Lemar ka qenë që një kohë cak i Të Kuqve, ndërkaq kishte qenë afër Arsenalit verën e kaluar, por Topçinjtë nuk kishin arritur të nënshkruajnë me të.
Sidoqoftë, Liverpool tani është favorit që të nënshkruajë me përfaqësuesin e Francës, dhe janë afër që ta arrijnë një marrëveshje për kontratë.
Në anën tjetër, edhe kampioni aktual francez, është i gatshëm që ta shesë Lemarin, në rast se pranojnë një ofertë të mirë.