Lajmet e fundit

Liverpool ka shënuar një fitore të ngushtë me rezultat 0:1 ndaj West Bromwich Albion, por që ia siguroi tre pikë dhe vendin e tretë, pasi që Manchester City ia kishte rrëmbyer këtë pozitë përkohësisht mbrëmë.
Ishte goli i Roberto Firminos në fund të pjesës së parë që e nxori Liverpoolin fitues, njofton Klan Kosova.
Tani Liverpool ka 66 pikë, por me një lojë më shumë se City dhe dy më shumë se United që rrezikojnë t'ia rrëmbejnë vendin e tretë.