Liverpool e ka dominuar pjesën e parë në derbin kundër Manchester Cityt.
Në "Etihad Stadium", "The Reds" po avancojnë me dy gola epërsi, 0:2.
Llogarinë e hapi egjiptiani Mohamed Salah, i cili tundi rrjetën e kundërshtarit në minutin e 14-të, pas asistimit të Dominik Szoboszlai.
Skuadra e Arne Slot, e realizoi edhe golin e dytë brenda 45 minutave, veçse tani Salah dhe Szoboszlai, ndërruan rolet.
Hungarezi e ngriti epërsinë në minutin e 37-të.
Mbetet të shihet nëse "citizens" e Pep Guardiolas mund të bëjnë ndonjë ndryshim.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.