Liverpool ka fituar sonte me rezultat 0:2 si mysafir të Sheffield United.
Me këtë fitore, "The Reds" e ndjekin Arsenalin që aktualisht e ka pozitën e parë.
Golin e epërsisë e realizoi Virgil van Dijk, në minutin e 37-të, ndërkaq të dytin dhe përfundimtarin për ta vulosur rezultatin 0:2, Dominik Szoboszlai, në ninutin e 94-të.
Skuadra e Jurgen Klopp, është në vendin e dytë me 34 pikë, dy më pak se Arsenali, në të parin.