Lajmet e fundit
Sulmuesi i Zvicërs është një nga caqet e gjigantit anglez, që kërkon të forcojë radhët në sulm, për këtë afat kalimtar

Liverpool është duke shpresuar se do ta kompletojë shpejt transferimin e anësorit të Stoke City, Xherdan Shaqiri.
Jurgen Klopp e sheh Shaqirin si futbollist që mund t'i forcojë radhët në sulmin e skuadrës gjatë këtij afati kalimtar.
Klauzola në kontratën e përfaqësuesit të Zvicrës që parasheh largimin e bën edhe financiarisht tërheqës këtë transferim.
Mediat angleze shkruajnë se, pas rënies së Stoke City nga Premierliga, Shaqiri mund të kalojë në Anfield Road për 15 milionë euro.