Lajmet e fundit

Liverpool ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Watford por kjo mjaftoi që ata ta vazhdojnë rrugën për kualifikim në Ligën e Kampioënve.
Tani, të kuqtë ndodhen në pozitën e tretë, me tre pikë më shumë se Manchester City ndonëse kanë të zhvilluar një ndeshje më tepër, njofton Klan Kosova.
Kanë mbetur edhe 3 javë deri në përfundim të këtij stinori në Premier Ligë, andaj skuadra e Klopp nuk duhet t'ia lejojë vetes asnjë rrëshqitje, nëse synon Ligën e Kampionëve.