Skuadra e Arne Slot është mposhtur nga vendi i fundit në tabelën e Premier Ligës, Wolves.
Ndonëse Liverpooli e dominoi ndeshjen me statistika, “Ujqërit” nuk pyetën për to.
Mbrojtësi Rodrigo Gomes shënoi për 1-0 në minutën 78’, por “Të kuqtë” barazuan përmes Mohamed Salah në minutën 82’.
Por, kur Livepooli po sulmonte për të ndryshuar shifrat e kësaj ndeshjeje, Andre i Wolves lëshoi një goditje e cila u devijua nga mbrojtësi i “The Reds”, Joe Gomez – top që përfundoi në rrjetën e Alisson.
Wolves ka dy fitore radhazi, parapraken ndaj Aston Villas.
E Liverpooli, që po synon mbetjen në top-4, ia vështirësoi punët vetes. Aktualisht është në vendin e pestë me 48 pikë, 3 më pak se Aston Villa e Manchester United në pozitat 4 dhe 3, respektivisht, të cilat kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.