Lajmet e fundit

Kurti për dështimin në INTERPOL: Me këta udhëheqës s’mund të presim rezultate tjera
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka vlerësuar se dështimi për t'u anëtarësuar në INTERPOL nuk ishte rastësi. Përmes një postimi Kurti ka deklaruar se këto rezultate vijnë si pasojë e veprimeve të udhëheqësve të institucioneve kosovare, të cilët sipas tij nuk ishin të përgatitur e as të përgjegjshëm. Më poshtë gjeni shkrimin e plotë. "Pas dështimit për anëtarësim në UNESCO, Kosova dështoi për t'u anëtarësuar edhe në INTERPOL. Me këta njerëz të njëjtë që na përfaqësojnë dhe prijnë me shtetin nuk mund të kemi rezultate të tjera. Në këtë dështim kishte gjithçka përveç rastësisë. As nuk dinë dhe as nuk duan të përgatiten. Nuk shkojnë jashtë vendit si zyrtarë të përgjegjshëm të shtetit tonë por si personalitete të show-biz-it ndërkombëtar siç e imagjinojnë veten. Thaçi e Pacolli nuk ishin në Konferencën për INTERPOL në Dubai. Thjesht, ata ishin vetëm në Dubai. Serbia dhe Rusia e bënë punën e tyre shoviniste ashtu qysh i kemi njohur gjithmonë, por këta dy punën e kujt e bënë?".Limaj reagon për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL
Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër Fatmir Limaj ka deklaruar se mospranimi i Kosovës në INTERPOL është lajm i keq për ata që duan më shumë siguri, paqe e stabilitet dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për partneritet në luftimin e krimit dhe rrjeteve terroriste. Ai në Facebook ka shkruar se vota kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol nënkupton më pak siguri e stabilitet në rajon, më shumë hapësirë e mundësi për krim të organizuar dhe mundësi që kriminelet t’i ikin drejtësisë.Selimi për INTERPOL-in: Bravo për Policinë, turp për diplomacinë
Veseli për Interpolin: Mospranimi duhet të na bëjë bashkë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se mospranimi në Interpol nuk duhet të ndajë faktorin politik në Kosovë por duhet ta bëjë bashkë. Ai ka lavdëruar Policinë e Kosovës si më të mirën në rajon. Veseli tha se kjo betejë e humbur nuk e ndal rrugën e Kosovës në integrime, njofton Klan Kosova. Më poshtë shkrimi i plotë: Sot nuk ishte ditë e mirë për Kosovën. Por, më i fuqishëm se fakti i mosanëtarësimit në Interpol është fakti se as Serbia me politikën e saj të pengimit ndërkombëtar të Kosovës, as krimi i organizuar, e as terrorizmi, nuk do të mund ta ndalin fuqizimin e shtetit të Kosovë dhe integrimin ndërkombëtar të tij. Kosova krenohet me policinë e saj. Është policia më profesionale në rajon dhe më gjërë. Me profesionalizmin e saj të dëshmuar, Policia e Kosovës e ka bërë shtetin tonë partner të besueshëm dhe efektiv në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe në veçanti kundër terrorizmit.Aleksandër Vulin: Mospranimi i Kosovës në INTERPOL një fitore historike për Serbinë
Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se refuzimi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL është një fitore e të drejtës ndërkombëtare Ai ka përgëzuar ekipin serb për punën e tyre, veçanërisht presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, njofton Klan Kosova. “Kjo është një fitore historike që tregon se si ka ndryshuar pozicioni i Serbisë në komunitetin ndërkombëtar. Presidenti Vuçiq ka krijuar një vend që respektohet dhe se edhe fuqitë e mëdha nuk mund ta injorojnë. Kjo është një fitore për të drejtën ndërkombëtare. Unë veçanërisht do të doja ta përgëzoja presidentin Vuçiç , ministrin Stefanoviq dhe bashkëpunëtorët e tyre për këtë betejë të susksesshme”, tha Vulin për Kuririn serb.Vuçiq: Dështimi i Kosovës në INTERPOL, fitore e Serbisë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se refuzimi për pranimin e Kosovws në Interpol është fitorja e një vendi të vogël, “sfidues dhe krenar që thotë se Serbia ka forcuar pozitën e saj, por që ne nuk duhet të jemi euforikë”. “Serbia nuk është një vend që është i lehtë për ta mundur, për ta turpëruar dhe shkelur”, tha ai në një konferencë shtypi në Beograd dhe falënderoi të gjitha vendet që votuan kundër dhe ato qw abstenuan Ai tha se ky ishte një sukses, por Serbia nuk duhet të bazojë të ardhmen e saj në inate, por në një qasje racionale.Avdullah Hoti për INTERPOL-in: Faj ka diplomacia agresive e Serbisë, duhet të nxjerrim mësim nga ky refuzim
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova nuk duhet të ndalet derisa të bëhet pjesë e INTERPOLI-it, njofton Klan Kosova. Më poshtë shkrimi i plotë "Nuk do të ndalemi derisa të jemi pjesë e Interpolit dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare. Ky është zhgënjim për Kosovën, por edhe dështim për sigurinë në Ballkan. Faj të madh ka edhe diplomacia agresive e Serbisë e rreshtuar kundër vlerave që ngiten mbi gjeopolitikat euro-atlantike në rajon. Të nxjerrim mësim nga ky refuzim sot. Duhet të vazhdojmë të jemi unik në atë që aspirojmë, për t’i bindur të gjithë se jemi konsekuent në ndërtimin e shtetit të Kosovës, sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë pa dallime".Thaçi pas dështimit në INTERPOL: Kosova dhe Serbia nuk duhet ta pengojnë njëra-tjetrën
Abdixhiku për dështimin në INTERPOL: Të paditurit e sollën Kosovën në pikën më të ulët
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL duke e quajtur si një tjetër hap prapa për Republikën. Ai ka thënë se Kosova s’ka se si të përfundojë ndryshe me diplomaci të korridoreve, njofton Klan Kosova. “Një tjetër ditë një tjetër dështim; një tjetër hap prapa për Republikën. Sërish asnjë përgjegjësi. Me diplomaci të korridoreve, me ekipe tallava, e me kontestim vullnetar të shtetësisë sonë s’ka se si të përfundojë ndryshe. Të paditurit e sollën Kosovën në pikën më të ulët të saj që nga shpallja e pavarësisë”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij të Facebook-ut.Ambasada amerikane: Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, humbje për të gjithë
Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka shprehur zhgënjimin për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL pas votimit në dy raunde të Asmablesë së Përgjithshme të kësaj organizate. Në reagimin e saj Ambasada ka shkruar se Policia e Kosovës është institucion plotësisht i aftë që ka ndihmuar në shpërbërjen e rrjeteve ndërkombëtare terroriste, të krimeve kibernetike, narkotikëve, armëve dhe të trafikimit me qenie njerëzore, njofton Klan Kosova. “Shumica e vendeve e kanë parë këtë gjë dhe e kanë mbështetur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, përkundër fushatës, të udhëhequr nga Serbia, për t’iu bërë presion vendeve për ta kundërshtuar kërkesën e Kosovës”, thuhet në deklaratë. Ambasada thotë se anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL nuk do të thotë pranim i pavarësisë së Kosovës, por forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit dhe për të mbyllur një boshllëk kritik të sigurisë në Ballkan dhe se me këtë rezultat do të humbasim të gjithë. “Ne vazhdojmë fuqimisht ta mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të mundësuar nga BE-ja. Tani më shumë se kurrë, të dy palët duhet t’i shpejtojnë përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshje për normalizimin e plotë, që është mënyra e vetme për të dy vendet për të ecur përpara në rrugëtimin e tyre për anëtarësim në BE. Të dyja, Serbia dhe Kosova duhet ta kuptojnë se rrugëtimi i tyre drejt të ardhmes evropiane shkon përmes normalizimit. Për ta arritur këtë, i nxisim të dy vendet që ti shmangin provokimet dhe të punojnë së bashku për arritjen e një ujdie”, përfundon Ambasada amerikane.Ilir Deda: Dështimi në INTERPOL është goditja e radhës që e merr Kosova
Deputeti Ilir Deda ka reaguar pas dështimit të pranimit të Kosovës në INTERPOL, njofton Klan Kosova. Shkrimin e plotë më poshtë. "Dështimi i anëtarësimit në INTERPOL është goditja e radhës që e merr Kosova, pas debaklit për anëtarësim në UNESCO. Nuk i bën për nder asnjë vendi që votoi kundër që Kosova të mbetet jashtë rrjetit global në luftë kundër krimit, sidomos vota kundër e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. E për vendimmarrësit tanë, më mirë ka qenë të tërhiqemi nga gara nëse është ditur që nuk ka përkrahje të mjaftueshme, se sa të kemi dështim të tillë. Tash ky dështim do të shfrytëzohet nga zërat brenda e jashtë Kosovës për “korrigjim të kufijve” dhe për çfarëdo marrëveshje me Serbinë".Qeveria e zhgënjyer për mospranimin e Kosovës në INTERPOL
Qeveria e Kosovës ka shprehur zhgënjimin që Kosova nuk është bërë pjesë e INTERPOL-it, pas votimit në dy raunde të Asmablesë së Përgjithshme të kësaj organizate. “Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e saj të thellë që Kosovës i është pamundësuar të jetë pjesë e familjes botërore të Policisë, që lufton krimin transnacional”. Në reagimin e Qeverisë, thuhet se votimi “kundër” për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare nuk duhet ta gëzojë askënd, njofton Klan Kosova. “Fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik”. “Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti”. Qeveria e Kosovës ka falënderuar të gjitha shtetet që votuan ‘për’ si dhe të gjithë ata që u përpoqën ta ndihmojnë Kosovën në këtë proces të rëndësishëm. “Kosova do të vazhdojë konsolidimin e institucioneve të saj dhe në një të ardhme shumë të afërt do të jetë edhe anëtare e plotë e INTERPOL-it”.⏰ 10:32
Stefanoviq për mospranimin e Kosovës në INTERPOL: Fitore
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq e quajti fitore dështimin për pranimin e Kosovës në organizatën e policisë ndërkombëtare.Hashim Thaçi në Dubai për INTERPOL-in
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ku po ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.
Japonia dhe Hungaria abstenojnë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol
Sot në Dubai është votuar në mënyrë të fshehtë për anëtarësimin e Kosovës në organizatën Interpol, dhe në raundin e parë të votimit ka pasur shtete të cilat kanë abstenuar edhe pse më hërët e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në raundin e parë të votimit ku Kosova dështoi të anëtarësohet në Interpol, kanë abstenuar Japonia dhe Hungaria.Kosovës i duhen edhe 27 vota në raundin e dytë të votimit
Kosovës në raundin e dytë që pritet të nis pas 20 minutash, për anëtarësim i duhet total 103 vota, që i bie 2/3 e 154 vendeve që kanë votuar në raundin e parë.Dështon raundi i parë i votimit për Kosovën në INTERPOL
Kosova nuk ka marrë 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it në raundin e parë të votimeve, njofton Klan Kosova. Votimi është bërë në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtarë. 76 shtete kanë votuar pro, 56 kundër dhe 22 nga to kanë abstenuar.
INTERPOL-Kosova në pritje (FOTO)
Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli bashkë me drejtoin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj janë parë duke pritur në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ku po i zhvillon punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, në të cilën do të vendsoet nëse Kosova do të bëhet pjesë e kësaj organizate, njofton Klan Kosova.
Sekretari Jürgen Stock arsyeton pse Kosova duhet të jetë pjesë e Interpol-it
Sekretari i Interpol-it, Jürgen Stock, me rastin e mbledhjes së sotme, ku pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ka filluar të jap arsyetimet se pse kjo pikë është rend të agjendës. Vendit i duhen 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e mekanizmit më të madh policor në botë. Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtarë, ndërsa diskutimet pritet të zgjasin rreth dy orë.Një hap e ndan Kosovën nga INTERPOL-i, nisin punimet e asamblesë
Në Dubai po zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të ITERPOL-it, ku pjesë e agjendës së sotme është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Aktualisht kanë nisur punimet e mbldhjes së sotme, ku në rast të votimit pozitiv Kosova do të shndërrohet anëtarin e 194-të në INTERPOL. Vendit i duhen 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e mekanizmit më të madh policor në botë. Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtarë, ndërsa diskutimet pritet të zjgasin rreth dy orë, njofton Klan Kosova. Anëtarësimi në INTERPOL paraqet një arritje të lartë për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, me ç’rast vendi me i ri evropian do të bëhet pjesë e policisë ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, anëtarësimin potencial e vlerësoi si arritjen më të madhe pas Pavarësisë së Kosovës. Ku rrugëtim i Kosovës u përcoll me kundërshtim të madh nga Serbia, e cila vazhdimisht kishte lobuar tek shtetet anëtare të mos e votojnë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, njofton Klan Kosova. Vitin e kaluar Kosova ishte tërhqur nga aplikimi për anëtarësim në INTERPOL – ky vendim atë kohë ishte marrë nga kryeministri Ramush Haradinaj.