Po vazhdon seanca plenare me pikat e papërfënduara nga seancat e kaluara.
Kjo seancë ishte ndërprerë të enjten në mungesë kuorumi, njofton Klan Kosova.
R e n d i i d i t ë s
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor 2018:
Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
Votimi i Propozim Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 18, 19 dhe 25 tetor 2018:
Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës, 2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, 3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë, 4. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, 5. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat, 6. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore, 7. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, 8. Votimi në parim i Projektligjit nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport, 9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë, 10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, 11. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale, 12. Votimi i Raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017, 13. Votimi i Raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina Sh. A për vitin 2017, 14. Votimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017, 15. Votimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017, 16. Votimi për Emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, 17. Votimi për Emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, 18. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore, 19. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare, 20. Votimi për Formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit jo-shumicë, 21. Votimi për Formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb, 22. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe në atë hetimor, 23. Emërimi i një (1) anëtari në Komisionin Hetimor Parlamentar.
Seancë plenare
Rendi i ditës
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, 2. Koha për pyetje parlamentare, 3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, 4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, 6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Referendum, 7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private, 8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë, 9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë, 10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare, 11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, 12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për produkte të ndërtimit, 13. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e kompensimit për një (1) anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy (2) anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona, 14. Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, 15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017, 16. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, 17. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi, 18. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017, 19. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017, 20. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, 21. Kërkesa e GP të PSD për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, 22. Kërkesa e GP të PSD për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.