Lajmet e fundit

23:58
Sulmuesi i Parisit ishte në “radarin” e shërbimeve të sigurisë
Sulmuesi i Parisit ishte i njohur për shërbimet e sigurisë franceze për aktivitetet e tij radikale islamike.
Një burim për CNN ka thënë se sulmuesi tash e sa kohë ishte në “radarin” e këtyre shërbimeve.
23:57
Thaçi: Me sulmin në Paris u kërcënuan vlerat tona të përbashkëta
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet për viktimat pas sulmit në Paris.
“Në mendjet tona i kemi policët e vrarë sonte në Paris”, ka shkruar Thaçi në Twitter, transmeton Klan Kosova.
“Vlerat tona të përbashkëta u kërcënuan edhe një herë në Paris”, ka shtuar ai.
23:50
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Champs-Elysees në Paris
ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së enjtes mbrëma në Champs-Elysees në Paris.
Përmes një mesazhi të publikuar nga agjensioni propagandistik Amaq, ISIS ka deklaruar që sulmin e kishin kryer ata, njofton France 24, transmeton Klan Kosova.
Sulmuesi ka shtënë me armë automatike në drejtim të policisë, duke lënë njërin prej tyre të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.
Sulmuesi është vrarë nga policët që ishin në afërsi, ndërsa në mesin e këtyre plumbave është lënduar edhe një kalimtarë rasti.
23:39
Presidenti i Francës i bindur se sulmi në Paris ishte terrorist
Presidenti i Francës, Francois Hollande thotë se është i bindur se të gjitha rrethanat e të shtënave në Paris tregojnë se ky ishte një sulm terrorist.
23:26
23:13
23:13
I dyshuari për sulmin në Paris ishte cilësuar si ekstremistZyrtarët në Paris të Francës kanë thënë se personi që dyshohet që ka kryer sulmin mbi policët e ku ka mbetur një i vdekur e dy të lënduar më herët është cilësuar si ekstremist, transmeton Klan Kosova.
23:12
Ministri i Brendshëm tregon detajet e sulmit
Ministri i Punëve të Brendshme në Francë, Bruno Le Roux, ka konfirmuar vdekjen e një polici përderisa ka thënë që dy të tjerë kanë mbetur të lënduar pas të shtënave në Champs-Elysees në Paris.
Sulmuesi, që kishte për objektiv policinë, ka shtënë me armë automatike ndërsa policët në afërsi kanë reaguar duke shtënë mbi sulmuesin dhe e kanë vrarë.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa Champs-Elysees është mbyllur.
Afërsisht 30 minuta pas kësaj janë dëgjuar edhe disa të shtëna tjera në afërsi të Champs-Elysees.
Roux gjithashtu ka bërë të ditur që prokuroria ka nisur hetimet mbi këto të shtëna, përderisa ka thënë që janë në kërkim të një apo më shumë bashkëpunëtorëve të sulmuesit.
Kjo ngjarje po trajtohet si sulm terrorist, ndërsa Franca ka qenë cak i sulmeve terroriste edhe më parë.
23:03
Më shumë se një sulmues pati në sulmin në Paris
Qendra më e madhe në të cilën qarkullojnë turistët në Paris, Champs-Elyesees ka qenë cak i një sulmi ku ka mbetur një polic i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.
Sulmuesi kryesor që ka qenë i njohur për organet e sigurisë është vrarë, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova.
Por sipas informacioneve jozyrtare thuhet se në këtë sulm kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë.
Kjo pasi të shtëna armësh ka pasur edhe një një lokacion tjetër.
22:55
Flet pronari i lokalit afër vendit ku ndodhi sulmi
Choukri Change, pronari i një restoranti afër vendit ku ndodhi sulmi në Paris ka tha se kishte dëgjuar një "mori të shtënash", transmeton Klan Kosova.
Ai shtoi: "Ne e kemi fshehur ushqimin në bodrum."
22:54
Kështu ndodhi sulmi në Paris
Kur ora shënonte 21:30 u dëgjuan të shtëna në Paris.
Një makinë u ndalë në Champs-Elyesee pikërishtë përpara një furgoni të Policisë dhe pasi personi doli nga automjeti hapi zjarr në drejtim të autoritete franceze me armë automatike.
Nga këto të shtëna një polic ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.
I vrarë ka mbetur edhe sulmuesi, pasi Policia ka shtënë në drejtim të tij pas sulmit, shkruan CCN, transmeton Klan Kosova.
22:46
Zëvendësministri kosovar rrëfen se ishte vetëm 100 metra larg nga ku ndodhi sulmi në Paris
22:44
Mbyllet Champs-Elysees pas të shtënave
Pas të shtënave me armë në Champs-Elyesee, në zonën më të madhe tregtare, kjo qendër tashm është mbyllur.
Akoma sulmi nuk është cilësuar si terrorist, por dihet se atje tashmë dy policë kanë mbetur të vrarë si dhe personi që ka shtënë me armë, transmeton Klan Kosova, shkruan CNN.
22:43
Nisin hetimet për të shtënat në Paris
Prokurorët francezë për anti-terrorizëm dhe Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës kanë hapur hetimet lidhur me incidentin që ka ndodhur në Champs Elysee në Paris të Francës për të parë se cilat ishin motivet e këtij incidenti.
Ky incident që ka lënë të vdekur dy policë nuk është përjashtuar të jetë edhe sulm terrorist, transmeton Klan Kosova.
22:27
Presidenti francez kërkon takim urgjent pas të shtënave në Paris
Presidenti francez, Francois Hollande ka kërkuar një takim urgjent pas sulmit në Paris, transmeton Klan Kosova.
Të shtënat në Champs-Elysees në Paris, ku u vra një polic dhe një tjeter ka mbetur i lënduar, janë duke u trajtuar si sulm terrorist, shkruan France 24, transmeton Klan Kosova.
Policia ka deklaruar që kjo ngjarje “ka shumë gjasë të jetë sulm terrorist”.
22:27
Të shtëna të reja në Paris
Të shtëna të reja janë dëgjuar në rrugën “Rue Vernier” e cila gjendet në afërsi të Champs-Elysees në Paris të Francës.
Detaje të tjera lidhur me këtë rast akoma nuk dihen, transmeton Klan Kosova.
Pak më herët, pas të shtënave në Champs-Elysee ka mbetur i vdekur një polic e një tjetër është lënduar. Më pas nga Policia është vrarë edhe sulmuesi.
22:19
Presidenti amerikan Donald Trump, i cili është duke zhvilluar një takim me kryeministrin italian, Paolo Gentiloni, ka shprehur ngushëllime për Francën, pas të shtënave në Champs-Elysees në Paris.
Tutje ai ka shtuar që këto të shtena duket që janë një sulm tjetër terrorist.
Një polic ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar, ndërsa sulmuesi është vrarë.
22:14
Të shtënat në Paris po trajtohen si sulm terrorist
Të shtënat në Champs-Elysees në Paris, ku u vra një polic dhe një tjeter ka mbetur i lënduar, janë duke u trajtuar si sulm terrorist, shkruan France 24, transmeton Klan Kosova.
Policia ka deklaruar që kjo ngjarje “ka shumë gjasë të jetë sulm terrorist”.
Ata gjithashtu kanë bërë thirrje për qytetarët që të evitojnë zonën në afërsi të Champs-Elysees, ku ndodhën të shtënat.
Gjithashtu është bërë e ditur që sulmuesi është vrarë pas të shtënave.
21:50
Të shtënat në Paris: Vdes një polic dhe sulmuesi
Pas të shtënave në Champs Elysees në Paris, është konfirmuar se njëri nga dy policët e lënduar ka vdekur.
Sipas CNN, edhe sulmuesi është vrarë nga Policia, transmeton Klan Kosova.
Deri tani akoma nuk dihet identiteti i personit që ka kryer të shtënat e as arsyet se pse ai e ka bërë një veprim të tillë por nuk është përjashtuar as mundësia që ky të jetë një sulm terrorist.
Në pasditen e sotme, mediat lokale franceze kanë raportuar se ka pasur prani të shtuar të forcave policore në këtë zonë në Paris.
Zona e Champs-Elysées aktualisht është mbyllur dhe policia ka bërë thirrje që qytetarët ta evitojnë këtë zonë të Parisit.
21:39