01:00 - Stresi argëton 'nysat' duke performuar hitet e tij më të mëdha pranë tyre (VIDEO)
Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka përfunduar me hyrjen në shtëpi të fituesit të edicionit të parë të këtij formati televiziv – Stresit.
Stresi, ka shfaqur një super performancë për ‘nysat’ e këtij edicioni, duke interpretuar disa prej hiteve të tij më të mëdha që numëron në repertuarin e tij.
Pos tjerash, ai e ka performuar edhe këngën “Lambo”, që njihet si një ndër hitet më të suksesshme të tij.
Për më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=-0A4waBVqls
00:55 - "Kë doni ta dërgoni në finale?" - televotimi i hapur zyrtarisht tanimë (VIDEO)
Të premten është gjysmëfinalja dhe përcaktohen finalistët.
Nominime të fundit nuk do të ketë, por kësaj radhe ka një televotim shumë të rëndësishëm që tashmë është hapur.
Më i rëndësishmi deri më tani dhe pyetja është – “kë doni ta dërgoni në finale?”.
Televotimi tashmë është hapur zyrtarisht.
https://www.youtube.com/watch?v=3hw1iCAUrt4
00:51 - Del klipi me momentet më të mira të Kaderit në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
Si përherë pas eliminimit të një banori nga Big Brother VIP Kosova, prezantohet klipi me momentet më të mira.
Edhe Kaderit i është shfaqur përmbledhja e saj me momentet më të mira.
Por për t’i parë ato, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=uKCNC5JdZ5o
00:50 - Kader: Mezi pres të dalë Lumbardhi e të krijojmë kujtime jashtë, e gjeta dashurinë (VIDEO)
Kader, ishte e eliminuara e sotme në Big Brother VIP Kosova.
Porsa, ajo arriti në skenë, nuk munguan as pyetjet e nikoqirëve mbi eksperiencën e Kaderit në BBVK.
“Se kam pritur, kam menduar se do të dal menjëherë, se më kanë thënë ‘s’mundesh më shumë se 2 javë’, e kam fituar një dashuri brenda atje, dhe mezi po pres të dal e të krijojmë momente të bukura jashtë”, ka thënë ajo.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=iZxrzOZigtM
00:48 - Sapo del nga shtëpia, Nderimi ja kujton Kaderit fjalinë e saj që u bë "meme" (VIDEO)
Kaderi është banorja e cila sonte ndërpreu rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova.
E pas arritjes së saj në studio, Nderimi ka qenë ai i cili ia ka kujtuar Kaderit fjalinëe saj “meme”, njofton Klankosova.tv.
Për të dëgjuar se për çka bëhet fjalë, klikoni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=t99O5qN-QMg
00:47 - Lidhja me Lumbardhin, Anita - Kaderit: Ti e ke fituar çmimin e madh (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka biseduar me Kaderin, sapo kjo e fundit u bashkua me ta në studio.
Ajo i tha Kaderit se pasi ajo ka krijuar një lidhje dashurie me Lumbardhin brenda shtëpisë, ka fituar çmimin e madh.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=MoejqCCRZKI
00:41 - Opinonistët komentojnë eliminimin e Kaderit (VIDEO)
Opinionistët e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj dhe Nderim Neziri kanë komentuar eliminimin e Kaderit.
Ata kishin vetëm fjalë të mira për të, dhe se ka dhënë një histori të veçantë brenda shtëpisë.
Ndërsa për t’i dëgjuar të plota këto komente, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=-6zXfD26PkY
00:24 - Kader, e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Kosova
Publiku ka vendosur që banorja e cila duhet që menjëhrë ta ndërpresë garën për çmimin e madh është Kader.
Kader, kishte filluar këtë aventurë televizive disa javë më vonë, derisa brenda BBVK krijoi një romancë dashurie me Lumbardhin.
Ajo ishte në nominim bashkë me të gjithë banorët e tjerë, pasi që këtë javë pyetja ishte se – “Kë doni ta eliminoni?”.
00:08 - “Vëllai i Madh” i vendos në sfidë Lumbadhin dhe Shqipen (VIDEO)
“Vëllai i Madh” i ka vendosur në sfidë Lumbardhin dhe Shqipen.
Por fillimisht kjo përballje ka nisur me vendimin e Lumardhit se kë vendos ta marr si banor në një gjë që nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë.
Ata janë përballur me një lojë për të rritur çmimin e madh.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videot në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=TvKe92bmRBs
00:07 - Mbyllet televotimi, njëri banor do ta lë shtëpinë
Është mbyllur televotimi për banorët e Big Brother VIP Kosova.
Të gjithë banorët kësaj radhe kanë qenë në nominim, njofton Klankosova.tv.
Pyetja për publikun ka qenë “Kë doni ta largoni”?
00:01 - Sfida e kapitenit me momentet më interesante e cila u mundësua nga Cinestar (VIDEO)
Sfida e kapitenit këtë javë është mundësuar nga Cinestar.
Gjatë kësaj sfide, banorët kanë krijuar momente shumë interesante, njofton Klankosova.tv.
Për të parë këto momente, klikoni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=YiKpaJuA7P8
23:55 - Del klipi me momentet më epike nga rikrijimi i skenave të filmave nga banorët (VIDEO)
Është prezantuar klipi me momentet më epike nga krijimi i skenave të filmave nga banorët.
Kjo sfidë ishte bërë për të realizuar sfidën e kapitenit.
Por momentet më pikante do të iu bëjnë të qeshnin me të madhe.
E për t’i shikuar ato, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=Am5Oe92IBEM
23:49 - Banorët komentojnë momentet më qesharake, Anita ju tregon se janë bërë shumë "meme" (VIDEO)
Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë komentuar rreth prezantimit të klipit me momentet më qesharake të tyre.
Ata janë shprehur se ka momente që kënaqen shumë dhe ndihen si nuk janë fare brenda shtëpisë.
Ndërsa Anita iu ka treguar se do të kënaqen kur t’i shohin se si janë bërë “meme”.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=RSx9pm_sSZA
23:48 - Për të mos i humbur, momentet më qesharake të banorëve në BBVK2 (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material, pjesë e të cilit ishin i gjithë kasti aktual.
Brenda klipi janë paraqitur disa prej skenave më argëtuese të ndodhura ditëve të fundit, e që do t’iu bëjnë të qeshin pafund.
Shijoni këto skena duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=ya7q3eJsHkk
23:32 - Sfida e buxhetit, “Vëllai i Madh” kumton vlerën e buxhetin që kanë fituar këtë javë (VIDEO)
“Vëllai i Madh” sfidën e buxhetit të kësaj jave e ka konsideruar si më të vështirën deri më tani.
Por, përkundër përpjekeve të tyre, “Vëllai i Madh” u ka thënë banorëve që nuk kanë performuar mirë në lojë, njofton Klankosova.tv.
46 për qind e buxhetit është shifra që banorët kanë fituar për këtë javë.
https://www.youtube.com/watch?v=ujgIz5-MPXw
23:29 - Del klipi i sfidës së buxhetit me momentet më interesante, që u mundësua nga Kujtesa (VIDEO)
Banorëve të Big Brother VIP Kosova, u është prezantuar klipi i sfidës së buxhetit që është mundësuar nga Kujtesa.
Në këtë klip janë përmbledhur momentet më interesante të kësaj sfide.
E për t’i parë këto momente, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=W7Fs0ptfs9k
23:13 - Nderim i drejtohet me tone të ashpra Blerandos (VIDEO)
Banori i Big Brother VIP Kosova, Blerando ka pasur një pyetje për Nderim Nezirin.
E ai i është drejtuar me tone të ashpëra Blerandos, përcjell Klankosova.tv.
“Mos u mundo të luash avokatin”, është shprehur Nderimi.
https://www.youtube.com/watch?v=wVKgZuVTcAM&t=5s
23:11 - Blerando: Kur të dal do të abonohem për 2 vite në Artmotion (VIDEO)
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Blerando derisa po komentonte klipin nga afërsia me Ardin e Mirdonin, nuk i ka shpëtuar emrit të Shqipes.
E duke folur për këtë të fundit, ai ka thënë se porsa të dal nga shtëpia do të paguajë kompaninë ArtMotion për transmetim plot 2 vjeç.
Por, pse e tha ai këtë? E kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=C5s6sW-GjEY
23:05 - Mirdoni "nervozohet" me Shqipen: Dini mos ma jep fjalën më (VIDEO)
Teksa Mirdoni po fliste, ishte Shqipja ajo që e ka ndërprerë.
Ai është nervozuar dhe është shprehur se kjo gjë nuk i pëlqen, njofton Klankosova.tv.
“Dini mos ma jep fjalën më”, është shprehur ai.
https://www.youtube.com/watch?v=KOPhxqLfLkM
23:02 - "Nuk ka burra" - Replika të forta mes Ardit dhe Shqipes në ‘Prime’ (VIDEO)
Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Ardi dhe Shqipja, pas prezantimit të klipit të miqësisë mes Ardit, Mirdonit dhe Blerandos, kanë pësuar replika të forta.
Shqipja ka mohuar disa gjëra që janë folur në klip, ndërsa Ardi i ka thënë se ajo e ka quajtur të pafytyrë atë.
Ndërsa Shqipja ka thënë se pikërisht për këtë arsye mendon se nuk ka më burra.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=Iat9FyLelN8
23:00 - Afërsia e Blerandos me Ardin dhe Mirdonin - shoqëri apo aleancë? (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë – Blerandon dhe Ardin e Mirdonin.
Brenda klipit janë paraqitur skena nga afërsia mes treshes, derisa i njëjti lë të kuptohet se mes tyre mund të ketë miqësi, por edhe aleancë.
Këtë e dinë ata më mirë – por, ju mund të ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm për të kuptuar më shumë detaje.
https://www.youtube.com/watch?v=xqNJD0cUAE8
22:52 - Ardi dhe Mirdoni japin komentet e tyre për Lumbardhin dhe Kaderin: Shpresojmë të na ftojnë në dasmë (VIDEO)
Për lidhjen e Kaderi me Lumbardhin kanë komentuar edhe Ardi dhe Mirdoni.
Ardi është shprehur se ka dëshirë që ata të jetojnë të lumtur dhe nuk ka asnjë fakt që ata nuk kanë dashuri të vërtetë, ndërsa Mirdoni ka thënë se shpreson që ata dy t’i ftojnë në dasmë.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=ORHShzf5J2E
22:51 - Anita pyet Lumbardhin për lidhjen jashtë shtëpisë, ai thotë se i ka zgjatur "2 vjet "(VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagoniste kryesore – Edonën dhe Santianën si dhe dyshimet e tyre mbi relacionin Kader-Lumbardh.
Lidhur me klipin në fjalë, opinionistja e BBVK, Anita Haradinaj e ka pyetur Lumbardhin nëse është i lidhur jashtë.
Lumbardhi ka bërë të ditur se e ka mbyllur lidhjen e tij kohë para se të futej në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, teksa ka zbuluar se lidhja i kishte zgjatur plot 2 vjet.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=UnlGaT6J734
22:51 - Nderimi - Edonës: Ti ke pëlqim për Lumbardhin, prandaj është gjithë kjo zhurmë e protestë (VIDEO)
Nderim Neziri, gazetari që sonte po e zëvendeson sërish opinionistin zyrtar të BBVK-së, Bledi Manen, ka komentuar qëndrimin e Edonës për lidhjen mes Kaderit dhe Lumbardhit.
Ai madje është shprehur se mendon që Edona ka pëlqim për Lumbardhin, prandaj sipas tij, është gjithë kjo protestë, njofton Klankosova.tv.
“Unë vërej që ti ke pëlqim të fshehur ndaj Lumbardhin, andaj është gjithë kjo protestë dhe gjithë kjo zhurmë që krijon”, është shprehur ai.
https://www.youtube.com/watch?v=PwM1JidhXOQ
22:45 - Anita - Kaderit: Je bërë si një nuse që e do çdo vjehërr (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, pas diskutimeve që banorët patën për lidhjen e Lumbardhit dhe Kaderit, ka komplimentuar Kaderin.
Haradinaj i tha se ajo është bërë si një nuse që çdo vjehërr do e donte.
Po ashtu ajo i tha Kaderit që ta shijonte këtë lidhje.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=mbbvG1s2Ujw
22:39 - Santiana: Lumbardhi nuk e ka të vërtetë dashurinë ndaj Kaderit, e kam nën vëzhgim (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Santiana është shprehur se në lidhjen mes Lumbardhit dhe Kaderit, Lumbardhit nuk i beson në këtë relacion.
Ajo më pas ka thënë se ai që nga fillimi ka tentuar të bëjë të dashur dhe nuk është sa i besuar.
Më tutje ajo tha se Lumin e ka nën vëzhgim.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=INJ8iQGR5r0
22:38 - Lumbardhi: Banorët më kanë ngacmuar për Kaderin, Ganiu më tha se "e ka dikë jashtë" (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagoniste kryesore – Edonën dhe Santianën si dhe dyshimet e tyre mbi relacionin Kader-Lumbardh.
Lumbardhi e ka pranuar se fillimisht fokusi i tij ishte tek Alba, por prej ardhjes së Kaderit, gjërat ndryshuan.
“Unë dhe Kaderi kemi dëgjuar plot llafe, unë pse e du këtë, Edona çka nuk i thojke. Edhe Buci më ka tallur për këtë. Pastaj Ganiu ka shpifur për Kaderin, duke thënë se ajo e ka dikë jashtë”, ka thënë Lumi pos tjerash.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=av_cUSdKj_0
22:36 - Edona çohet në këmbë dhe jep shembuj pse Lumardhi nuk e do Kaderin (VIDEO)
Edona ka shprehur dyshimet e saj për dashurinë e Lumbardhit ndaj Kaderit.
Ajo ka thënë se Lumi ka hyrë me qëllimin që të krijojë lidhje, njofton Klankosova.tv.
“Lumbardhi prej që ka hyrë brenda ka ardhë me një mendje, për të bërë të dashur”, është shprehur ajo.
Madje, Edona është zgjuar në këmbë për të dhënë shembull se pse sipas saj, ai nuk e do Kaderin.
https://www.youtube.com/watch?v=KM06MgNiq8w
22:33 - Kader: Në sy të Lumbardhit kam parë dashuri, Edona dhe Santiana po bëjnë lojë (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Kaderi është shprehur se ajo nuk dyshon në dashurinë e Lumbardhit ndaj saj.
“Në sytë e Lumbardhit kam parë shumë dashuri, ende e shoh”, është shprehur Kaderi.
Ndërsa sa i përket dyshimeve dhe implikimeve të Santianës dhe Edonës për lidhjen e tyre, Kaderi ka thënë se nuk i intereson, ato po bëjnë lojë.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=EkSvgf3Bi6g
22:32 - Edona dhe Santiana shfaqin troç dyshimet mbi lidhjen e Lumbardhit me Kaderin (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagoniste kryesore – Edonën dhe Santianën si dhe dyshimet e tyre mbi relacionin Kader-Lumbardh.
Dyshja kanë shprehur dyshimet e tyre troç mbi kredibilitetin e kësaj lidhjeje, duke e quajtur si ‘fallco’ nga ana e Lumbardhit, ndërsa si ‘të vërtetë’ nga ana e Kaderit.
Për më shumë detaje ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=XDUvH_EPoMA
22:17 - Nderimi i ashpër me Santianen dhe Shqipen: Çfarë shembulli po jepni? (VIDEO)
Nderim Neziri, gazetari që sonte po e zëvendeson sërish opinionistin zyrtar të BBVK-së, Bledi Manen, sonte është treguar i ashpër me Santianën dhe Shqipen.
Ai u ka thënë atyre se është banale arsyeja pse ato kanë debatuar, përcjell Klankosova.tv.
“Është banale, është e kotë për çfarë jeni kapur. Çfarë shembulli po jepni, çfarë po transmetoni?”, është shprehur ai.
https://www.youtube.com/watch?v=7AFSas0IIug
E më pas ai e ka komplimentuar Shqipen për diçka.
“Bravo, ti e bën besimtaren e këtij shekulli dhe të kësaj kohe”, është shprehur ai.
https://www.youtube.com/watch?v=Pz68B4-mZSI
22:13 - Santiana: Shqipja, personi më manipulues dhe gënjeshtare që njerëzit i do veç për interes (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagoniste kryesore – Santianën dhe Shqipen dhe përplasjen mes tyre.
Santiana e ka komentuar klipin duke thënë se Shqipja është person “manipulues dhe gënjeshtar”.
Santiana ka shtuar se Shqipja “përdorë fenë për interes” dhe ka treguar se një herë e ka quajtur “fshatare” duke e kritikuar mbi stilin e veshjes.
Mësoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=fn9B36jbKDo&t=4s
22:12 - Shqipja - Santianës: Kjo është e flliqur (VIDEO)
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipja e ka quajtur të pisët lojën e Santianës.
Madje, të ‘flliqur’ e ka quajtur edhe vet atë, njofton Klankosova.tv.
“Lojën e ka bërë të flliqur dhe kështu është edhe vet, e flliqur”, është shprehur Shqipja.
https://www.youtube.com/watch?v=Y_a6TTZut08
21:59 - "Shpellare" - Replika të forta mes Shqipes dhe Santianës (VIDEO)
Konkurrentet e Big Brother VIP Kosova, Santiana dhe Shqipja pas prezantimit të klipit të përplasjeve mes tyre, ato kanë vazhduar edhe gjatë ‘Prime-it”.
Shqipja është shprehur se ajo nuk merret me Santianën, pasi ajo lojën që ka bërë brenda, njëjtë do të bënte jashtë.
“Fytyra jote është e rrafshët si tapet, e ke ulur veten shumë”, ka thënë Shqipja.
Ndërsa Santiana e ka quajtur Shqipen “shpellare”.
https://www.youtube.com/watch?v=6knYCTC8nos
21:51 - Shqipja për Santianën: Nuk e shoh fare si lojtare, as nuk e llogarisë hiç në këtë shtëpi (VIDEO)
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipja duke folur për Santianën ka thënë se atë nuk e sheh si lojtare.
Madje është shprehur se atë nuk e llogaritë fare në shtëpi, njofton Klankosova.tv.
“Nuk e shoh fare si lojtare, as nuk e llogarisë hiç në këtë shtëpi”, është shprehur Shqipja.
https://www.youtube.com/watch?v=YSo0bPr2IJI
21:49 - Klipi që pasqyron në detaje si nisi përplasja mes Santianës dhe Shqipes (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagoniste kryesore – Santianën dhe Shqipen.
Brenda klipi janë paraqitur skena nga përplasjet që Santiana kishte me Shqipen, dhe mendimet e saj mbi lojën në BBVK të banores nga Shqipëria.
Por, si nisi kjo përplasje? Këtë dhe detaje të tjera i kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=IV2R5vqDTFo
21:46 - Nderimi - Santianës: Bravo për aktrimin (VIDEO)
Opinionisti, Nderim Neziri, ka komentuar për lojën e banores së Big Brother VIP Kosova, Santianës.
Ai tha se ajo ka aktruar aq mirë, sa që Oskari është duke e pritur.
Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=XERhc_DOfY4
21:43 - Santiana: Bucin nuk e largova unë, por publiku (VIDEO)
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Santiana gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’, ka komentuar daljen e Bucit.
Ajo ka thënë se “është publiku ai që e ka nxjerrë Bucin jashtë prej BBVK”.
Po ashtu, ajo është shfaqur falënderuese ndaj faktit që i shpëtoi nominimeve javës që lamë pas, pasi që tha se po të ndodhte e kundërta “do t’i mbeste merak tërë jetën”.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=iKmwPqYMBDg
21:41 - Anita - Santianës: Luaje lojën tënde, mos mendo për jashtë (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka ndarë mendimet e saj në lidhje me lojën e Santianës.
Haradinaj tha se Santianën e sheh si një grua ambicioze.
Më tutje ajo i tha Santianës që të vazhdojë lojën e saj siç është duke e luajtur deri më tani si dhe të mos e mendoj se si po gjykohet jashtë, atë ka kohë ta bëjë kur të dalë nga shtëpia.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=Oeg1qoGPySo
21:41 - Ardi: Bucin e kanë larguar gjestet nga Big Brother (VIDEO)
Banori i Big Brother VIP Kosova, Ardi ka komentuar largimin e Bucit nga shtëpia.
Ai është shprehur se kanë qenë gjestet e tij që e kanë larguar nga Big Brother VIP Kosova, njofton Klankosova.tv.
“Disa gjeste që i ka bërë në fund kanë qenë qershia mbi tortë për me përfundu rrugëtimin e tij brenda këtij formati dhe mendoj se gabimet i kushtojnë secilit dhe i kanë kushtuar edhe Bucit”, është shprehur ai.
https://www.youtube.com/watch?v=Vv3UK5ve6yI
21:35 - Lumbardhi: Santiana është grua e fortë, ka potencial për finale (VIDEO)
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi ka ndarë disa mendime për Santianën.
Ai tha se ajo është dashur të luaj edhe më parë vetëm, jo pasi doli Buci.
Po ashtu Lumbardhi tha se Santianën e sheh si grua të fortë dhe se ka potencial për finale.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=Ds6uYj58cTQ
21:35 - Santiana - shënjestra e banorëve pas eliminimit të Bucit (VIDEO)
Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagoniste kryesore – Santianën.
Brenda klipi janë paraqitur skena nga përplasjet që Santiana kishte me banorët e tjerë, situata që u krijuan menjëherë pas daljes së Bucit nga BBVK.
Santiana ishte shënjestra e pothuajse të gjithëve – ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm për të kuptuar më tepër detaje.
https://www.youtube.com/watch?v=tTsU857goME
21:34 - Buci: E vetmja gjë reale tek unë ka qenë puthja me Veronën (VIDEO)
Nderim Neziri, gazetari që sonte po e zëvendeson sërish opinionistin zyrtar të BBVK-së, Bledi Manen, sonte ka pasur një diskutim me Bucin, duke e pyetur nëse ka pasur diçka reale nga ai, brenda shtëpisë.
Buci ka qenë ai që ka cekur pak gjëra që kanë qenë reale, duke theksuar edhe puthjen me Veronën.
“Na thuaj të paktën a ka pasur gjëra që kanë qenë reale dhe jashtë personazhit, por që kanë përkuar drejtpërdrejt me ty si personazh real”, ka thënë Neziri.
“Unë që prej ditës së parë kur kam hyrë kam thënë unë kam ardhur këtu vetëm të krijojë lojë dhe do të bëjë gjithçka për çmimin. I vetmi sen real që ka qenë tek unë ka qenë gjumi, puthja me Veronën dhe kur kam ngrënë bukë”, është përgjigjur Buci.
E në këtë diskutim më pas është përfshirë edhe opinionistja, Anita, njofton Klankosova.tv.
“Big Brotheri nuk është për të bërë lojë të mëshirshme”, është shprehur ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=5_T1FM_HXKo&t=2s
21:26 - Ylli: Në Big Brother s'kam hyrë për burrëri e moral, aty veç për lojë kam hyrë (VIDEO)
Banori i eliminuar, Ylli këtë ‘Prime’ nga studio e Big Brother VIP Kosova, ka bërë të qartë disa gjëra për lojën që ka bërë.
Ai tha se në këtë format nuk ka hyrë që të tregoj burrëri e moral, atë gjë e dinë njerëzit e tij më të afërt.
Ndërsa më tutje Ylli tha se ai në këtë format ka hyrë vetëm për të luajtur fortë.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=uMcOtGOff-A
21:25 - Anita: Me largimin e Bucit, shtëpia ka ra në qetësi, banorët luanin veç bilardo (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj është shprehur se ndjehet keq për daljen e Bucit nga shtëpia.
Ajo ka thënë se që nga dalja e tij, siç u shpreh, shtëpia ka rënë në qetësi, njofton Klankosova.tv.
“Shtëpia ka rënë shumë në qetësi që kur nuk je ti aty, këto ditë le të themi se banorët kanë luajtur vetëm bilardo”, është shprehur ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=Acv-cG6vs1Q
21:20 - Ylli shpreh falënderime ndaj produksionit për mundësinë e dhënë, ka edhe një kërkim falje (VIDEO)
Banori i eliminuar nga Big Brother VIP Kosova, Ylli ka shprehur falënderime ndaj produksionit për mundësinë që ia dhënë, po ashtu edhe opinionistëve për këshillat dhe mendimet që kanë ndarë për të.
Më tutje Ylli ka kërkuar edhe falje ndaj produksionit, i cili tha se nëse ka bërë ndonjë gabim, i vjen keq.
Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=CscJobNi1uc
21:20 - Buci komunikon nga studio me banorët: Lum familjet që iu kanë (VIDEO)
Konkurrenti i fundit i eliminuar nga Big Brother VIP Kosova, Buci ka komentuar banorët e tjerë aktualë të kastit, derisa u shfaq në spektaklin ‘Prime’.
Për dallim nga ai që jemi mësuar ta shohim, në rolin e lojtarit të BBVK, Buci sonte ka zgjedhur fjalët më të mira për ‘nysat’.
“Lum familjet që iu kanë, se keni idenë sa bukur dukeni nga jashtë”, u ka thënë Buci banorëve.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=O6659lUr_GQ
21:18 - Bëhet komunikimi i parë me shtëpinë, komplimentohen banorët për dukjen (VIDEO)
Tashmë është bërë komunikimi i parë me shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Aludini dhe Jonida i kanë komplimentuar banorët për dukjen e tyre, përcjell Klankosova.tv.
Për të parë më shumë, klikoni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=HyJYi4fqcSc
21:12 - Ylli tregon komentet e njerëzve pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
I eliminuari i Big Brother VIP Kosova, Ylli ka treguar se si kanë e pritur njerëzit jashtë.
Ai tha se pavarësisht komenteve jo të mira për lojën që ka bërë ai, atë e kanë pritur shumë mirë.
Përndryshe Ylli ka qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova që nga dita e parë e edicionit të dytë.
E për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=TyGJUphvhqk
21:00 - Nis 'Prime’ i 28-të i Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)
Ka nisur spektakli ‘Prime’ i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova nën moderimin e moderatorëve, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi.
Gjatë javës janë krijuar situate dhe dinamika të ndryshme, të cilat do të diskutohen sonte, njofton Klankosova.tv.
Gjithashtu, sonte do të ketë edhe një pjesëmarrje speciale të fituesit të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, reperit Stresi.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:
- Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
- Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
- Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
- Amerikë: TV Alb
https://www.youtube.com/watch?v=3fRxkmhb9Ow