Lajmet e fundit

08:42 - Veturat me targa KM po lëvizin lirshëm edhe në Zveçan (FOTO)
Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja për targat, ndër to edhe masa e qortimit për ata që bartin targat KM në vend të atyre RKS.
Por, duket se kjo masë nuk po zbatohet në Zveçan, pasiqë veturat me targa KM po lëvizin lirshëm atje, përcjell Klankosova.tv.
Kujtojmë se kjo masë do të vazhdojë deri më 23 nëntor, e pastaj do të vazhdohet me masën e gjobitjes. Nga 21 janari, mandej do të bëhet edhe konfiskimi i veturave që nuk janë me RKS.
Më poshtë mund t'i shihni pamjet e Klan Kosovës të veturave me targa KM:
08:33 - As në Zubin Potok, s'po "qortohen" drejtuesit e veturave me targa ilegale (VIDEO)
Edhe pse masa e qortimit për ata që drejtojnë vetura me targa ilegale, hyri në fuqi qysh në mesnatë, në Zubin Potok nuk po zbatohet kjo masë.
Gazetari Drin Demiri, ka raportuar nga Zubin Potoku se as në këtë komunë nuk po ndalen veturat me targa ilegale, njofton Klankosova.tv
Një patrullë policore me dy zyrtarë serbë që ndodhej në këtë zonë, sipas raportimit të gazetarit, nuk i ndalte veturat me targat KM. Arsyetimi i zyrtarëve ishte se nuk ndodheshin aty për këtë çështje.
07:25 - Titujt tendenciozë të gazetave serbe për targat (FOTO)
Masa e qortimit për targat ilegale hyri në fuqi në mesnatë, ndërkaq në mëngjes gazetat serbe u mbushën me tituj tendenciozë.
“Terrori i Kurtit: Kush nuk i do targat RKS, duhet të shpërngulet”, “Gati përgjigjja për Kurtin: Do t’i aktivizojmë çnjohjet nëse i afrohen KiE-së”, ishin disa nga titujt e gazetave të sotme serbe, njofton Klankosova.tv.
Këto gazeta u panë në Mitrovicën e Veriut.
07:20 - Gjatë gjithë natës në Koshtovë nuk u hasën vetura me targa ilegale
Në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, nuk është hasur ndonjë veturë me targa ilegale të ketë kaluar andej.
Kjo është bërë e ditur për Klan Kosovën, nga patrulla e policisë që ka qëndruar atje gjatë gjithë natës, njofton Klankosova.tv
07:20 - Masa e qortimit hyn në fuqi, por në veri vazhdojnë të qarkullojnë veturat me “KM” (VIDEO)
Mesnatën e 1 nëntorit ka hyrë në fuqi masa e qortimit për ata që bartin targat KM në vend të atyre RKS.
Në një lidhje direkte nga atje, gazetari Flamur Gajtani, raportoi se edhe pas hyrjes në fuqi të kësaj mase, veturat në Mitrovicën e Veriut, vazhdojnë të qarkullojnë me targa KM.
Te sheshi "Car Cazar", ku po qëndronte gazetari, u pa edhe një polic, i cili nuk është se i qortonte ngasësit e këtyre automjeteve.
Policët kufitarë edhe mbrëmë pas hyrjes në fuqi të masës së qortimit, ka pasur vetura me KM të cilat nuk kanë marrë qortime, përcjell Klankosova.tv
Kujtojmë se kjo masë do të vazhdojë deri më 21 nëntor, e pastaj do të vazhdohet me masën e gjobitjes.
