Lajmet e fundit

16:00 - Senegali mund Katarin
Senegali ka shënuar fitore ndaj Katarit me rezultat 3:1 në kuadër të xhiros së dytë në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Me këtë fitore ata kanë arkëtuar tri pikë, sa Holanda dhe Ekuadori në Grupin A, por me një ndeshje më shumë se ta.
15:50 - Senegali po fiton prapë me dy gola epërsi.
Bamba Dieng e realizoi golin e tretë për senegalezët.
_____________________________________________________
15:42 Katari realizon golin e parë në Botëror, ngushton avantazhin e Senegalit
Mohammed Muntari realizoi për nikoqirët në minutën e 78-të, katër minuta pasi u inkuadrua në lojë.
____________________________________________________
15:22 Senegali nis pjesën e dytë me golin e dytë
Senegali po fiton tash me epërsi prej dy golave ndaj Katarit.
Famara Diedhiou realizoi për 2:0 në minutën e 48-të.
14:54 - Mbyllet pjesa e parë, Senegali po fiton
Senegali e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Katarit me rezultat 1:0.
Boulaye Diae realizoi për kampionin afrikan në minutën e 41-të.
_____________________________________________________
14:42 - Boulaye Dia realizon golin e avantazhit për Senegalin
Senegalezët po udhëheqin 0:1 ndaj nikoqirëve të Botërorit.
_____________________________________________________
Katari dhe Senegali po ndeshen në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A në Kupën e Botës "Katari 2022".
Nikoqirët e kanë humbur ndeshjen hapëse nga Ekuadori, 2:0, dhe me të njëjtin rezultat ka humbur edhe Senegali nga Holanda.
Ndonëse luajnë pa superyllin e lënduar, Sadio Mane, senegalezët hyjnë në këtë takim si favoritë.
Në anën tjetër, Katari do të provojë ta shkaktojë një befasi që nuk do të ishte e rrallë në këtë fillim të Botërorit.