Lajmet e fundit

21.32| Sondazhi i PIPOS nëse do të mbaheshin zgjedhjet: VV 35.5%, LDK 22.2%, PDK 21.5%
35.5 përqind e qytetarëve do të votonin Lëvizjen Vetëvendosje në rast se sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, sipas një hulumtimi të Institutit “PIPOS”.
22.2 përqind e qytetarëve kanë bërë të ditur se do të votonin Lidhjen Demokratike të Kosovës ndërsa 21.5 përqind do të votonin për Partinë Demokratike të Kosovës.
6.6 përqind kanë thënë se do të votonin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, 2.4 përqind Nisma-n.
Vetëm 1 përqind e qytetarëve sipas hulumtimit do të votonin për Listën “Guxo” ndërsa 0.4 përqind do të votonin për Aleancën Kosova e Re.
Por, 7.4 përqind e qytetarëve që ishin pjesë e sondazhit kanë thënë se nuk do të kishin votuar, 2.4 përqind kanë refuzuar të japin mendim për dallim nga 0.6 përqind që kanë thënë se do të votonin ndonjë parti tjetër.
Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1,050 respondentë dhe prezantuar në Rubikon në Klan Kosova.
21.30| Matjet e opinionit publik: Albin Kurti lideri më i pëlqyer (VIDEO)
Në sondazhin e Institutit PIPOS, i cili u prezantua gjatë emisionit Rubikon në Klan Kosova, rezulton se Albin Kurti prin me 26.7 përqind si lideri më i pëlqyer, i pasuar nga Lumir Abdixhiku me 20 %.
Pas tyre vjen Memli Krasniqi me 17 % dhe Vjosa Osmani me 11.8 %, ndërsa Ramush Haradinaj u zgjodh nga 7.2 përqind e kosovarëve të anketuar.
Për opsionin “asnjëri” u përcaktuan 9.8 përqind, ndërsa 3.8 % nuk pranuan të përgjigjen ose thanë se nuk e dinë.
Fatmir Limaj u pëlqye nga 2.9 % e të anketuarve, i pasuar nga Mimoza Kusari me 0.40% dhe Behgjet Pacolli me 0.4%.
21.27| Në sondazhin e PIPOS 43.9 përqind e qytetarëve mendojnë se Kosova nuk po ec në drejtimin e duhur
43.9 përqind e qytetarëve nuk menduan se Kosova është duke ecur në drejtimin e duhur.
Kjo përqindje me "JO" ndaj pyetjes "A është Kosova duke ecur në drejtim të duhur?" ka dalë në matjet e fundit të opinionit publik të realizuara nga PIPOS të cilat janë prezantuar ekskluzivisht në “Rubikon” të Klan Kosovës.
Kurse, me "Po" kësaj pyetje i thanë 35.7% e të anketuarve, ndërkaq 18% u caktuan tek opsioni "Nuk jam i sigurtë".
Pos këtyre, në pjesën "Nuk e di/Refuzoj", ishin 2.4% e qytetarëve që morën pjesë në sondazh.
21.16| Sondazhi i PIPOS: 35.7 përqind e të anketuarve nuk janë të punësuar
Instituti "PIPOS" ka realizuar një hulumtim të opinionit publik.
Në mesin e qytetarëve që kanë marrë pjesë prej tyre 35.7 përqind nuk kanë qenë të punësuar, 31.1% janë të punësuar në sektorin privat dhe 7.6% i takojnë sektorit publik.
Në këtë sondazh kishte edhe të vetëpunësuar që kap shifrën e 8.4% , si dhe të punësuar sezonal janë me 0.8%, transmeton klankosova.tv.
Kurse, të përfshirë ishin edhe pensionistë me 8.6 përqind, ndërsa 6.6% janë studentë, e të tjerë përfshijnë 1.2%, njofton Klankosova.tv.
Ky sondazh është realizuar gjatë së hënës dhe së martës së kësaj jave dhe u transmetua në Rubikon me Adriatik Kelmendin.
20.45| Sonte në Rubikon prezantohen të dhënat e fundit të matjeve të opinionit publik.
- A është duke ecur Kosova në drejtimin e duhur?
- Sa për qind të votave do t’i merrnin partitë politike nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot?
- Cili është lideri i preferuar i qytetarëve?
Këto dhe shumë të tjera prezantohen sonte në Klan Kosova, nga ora 20:45, nën komentimin e Rrahman Paçarizit, Laura Kryeziut, Ilir Ibrahimit dhe Gazmir Racit.