Nga tre banorët e nominuar për këtë javë, Kushtrimi, Labinoti dhe Aurora e Suanita si një banore e vetme, njëri nga ta sonte do ta linte përfundimisht shtëpinë.
E publiku ka vendosur, transmeton Klankosova.tv.
Banori që la sonte përfundimisht shtëpinë është Labinoti
00:51 - Trazohet miqësia mes Klodit dhe Londrimit (VIDEO)
Miqësia mes Klodit dhe Londrimit është acaruar goxha shumë ditëve të fundit, me dyshen që janë përplasur herë pas here për tema të ndryshme.
Edhe këtë Prime, banorët janë munduar të sqarohen, por si duket edhe ky tentim doli në një rrugë qorre, transmeton Klankosova.tv.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:
00:31 - Elijona është në gjendje të mirë shëndetësore, pritet të kthehet sonte në shtëpi (VIDEO)
Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Elijona sonte ka munguar në Prime, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Prezantuesi i BBVK-së, Alaudin Hamiti ka bërë të ditur se konkurrentja tani është shumë më mirë dhe pritet të kthehet sonte në shtëpi, transmeton Klankosova.tv.
“Elijona është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehet sonte në shtëpinë më të famshme në vend”, tha Hamiti.
00:22 - “Kuptohemi me sy”, Benita flet për pëlqimin ndaj Klodit (VIDEO)
Pas prezantimit të klipit mes Benitës dhe Klodit ku dyshja kanë shprehur ndjenjat e tye, kjo temë zuri vend në Prime.
Benita sërish e tha hapur se ka pëlqim për Klodin, teksa shtoi se me të merren vesh veç me sy, transmeton Klankosova.tv.
“Unë e kam hjek ata brenda që e kam pasë. Kam vendosur që me u distancu me Klodin për shkak të dashurës së tij që e ka jashtë. Thjesht e kam ndjerë dhe e kam thënë. E sa për komunikimit me sy, ne komunikojmë me sy”, tha Benita.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:
23:40 - Nxiti Londrimin t’ia kthente shpinën miqve të tij, Leonora e quan manipulues Ludon (VIDEO)
Pas publikimit të klipit ku Ludo shfaqet duke nxitur Londrimin që t’ia kthejë shpinën Klodit dhe Elijonës, opinionistja e BBVK-së, Leonora Jakupi pati për t’i thënë diçka banorit.
Ajo i tha se Ludo përveç që ka qenë strateg dhe psikolog i shtëpisë, tani, sipas saj, ai është manipulator, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqeni videon e mëposhtme për më shumë detaje:
23:26 - “Limi kujdes ti pak…” – Nëna e Benitës u drejtohet me disa fjalë banorëve (VIDEO)
Nëna e Benitës i ka bërë suprizë banores në PRIME-n e sontëm.
Pasi takoi të bijën, ajo filloi të përshëndetej një nga një me banorët.
Gjatë një momenti ajo i tha Limit “që të ketë kujdes”…pooor se për çfarë e pati fjalën?
23:12 - “Distancohu, luaj vetë”, nëna i jep mesazh të qartë Benitës (VIDEO)
Me ardhjen e nënës së Benitës në BBVK për ta befasuar të bijën, ajo ia la edhe një mesazh banores.
“Luaj vetë, me ata që je më e afërt, distancohu…”, i tha nëna Benitës, transmeton Klankosova.tv.
Nga këto fjalë u çudit shumë Benita.
Për të dëgjuar më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:
23:11 - Benita tregon si i bëri dhëmbët e diamantit – Kush ia financoi? (VIDEO)
Gjatë rrëfimit të jetës, Benita ka folur për dhëmbët e saj…
Ajo ka treguar se si erdhi puna që t’i bënte dhëmbët nga diamanti.
Ndiqni videon më poshtë për të zbuluar se kush, qysh, çka?
23:08 - Moment emocionues: Benita befasohet nga nëna dhe qenushi i saj (VIDEO)
Pas rrëfimit prekës, Benita ka pranuar një befasi të këndshme nga “Vëllai i Madh”.
Banorja u surprizua nga nëna dhe qenushi i saj, gjë që emocionoi shumë Benitën, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni videon e mëposhtme për më shumë detaje:
22:57 - “Plaka pa dhëmbë” – Benita rrëfen për bullizimet që iu bën (VIDEO)
Benita e ka pasur radhën të rrëfejë për jetën e saj.
Banorja pohoi se kishte qenë viktimë e bullizimit në të kaluarën e saj.
“Plaka pa dhëmbë”, kishte qenë njëri prej ngacmimeve që ia kishin bërë asaj.
22:24 - “Je tu rrejt” – Tensionohet situata në shtëpi, Benita akuzon Albën për gënjeshtra (VIDEO)
Situata gjatë Prime-it të 22-të është tensionuar tej mase.
Kjo pasi publikimit të klipit ku Alba dhe Benita përplasen ashpër me njëra-tjetrën, e mollë sherri ishte pikërisht Limi, transmeton Klankosova.tv.
Alba riktheu edhe një herë pretendimin e saj se Benita ka thënë se ajo nuk po e ngopë Limin, andaj dhe po shkon tek banorja.
“Je tu rrejt, po rren”, u shpreh e revoltuar Benita, derisa në mbrojtje i ka dalë Aurora.
Aurora i tha Albës se ajo e ka problemin me Benitën për shkak se ajo është provokative.
Për më shumë, dëgjoni videon e mëposhtme:
22:04 - Olta godet raportin Alba-Limi: Ai vdes të rri me Dolcen (VIDEO)
Opinionistja e BBVK, Olta Gixhari ka komentuar raportin mes Albës dhe Limit.
Ajo tha se ky raport është i njëanshëm, dhe kjo vetëm nga ana e Albës, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo marrëdhënie ekziston Alba sepse ti do medoemos të ekzistojë, kjo marrëdhënie është e njëanshme”, tha ajo.
Pos tjerash, opinionistja tha se Limi vdes të rri me Dolcen.
“Unë mendoj që Limi vdes të rri me Dolcen”, u shpreh Olta.
21:59 - Alba hap zemrën e flet si asnjëherë me parë për Limin, ja reagimi i banorëve! (VIDEO)
Alba vazhdon të insistojë në raportin e saj me Limin, duke e mbrojtur këtë lidhje.
Mirëpo, kjo nuk po i bind fare banorët, ku disa po e akuzojnë për “skema”, “skena” e “filma”.
Madje, Londrimi i tha që ky raport tashmë është “konsumuar” për “show”.
21:53 - Dolce thotë se i vjen për të vjellë për marrëdhënien Alba-Limi (VIDEO)
Dolces i vjen neveri nga raporti midis Limit dhe Albës.
Ajo në PRIME-n e sontëm deklaroi se i vjen për të vjellë kur sheh raportin mes tyre.
Dolce kishte qenë e përfshirë me Limin para se ky i fundit të kthehej me ish të dashurën e tij.
https://youtu.be/q-oIvNdTJ8U
21:42 - Hygerta revoltohet me Labin dhe Ludon: Mos i harroni vlerat njerëzore! (VIDEO)
Banorja e shtëpisë më të famshme në vend, Hygerta është shprehur e revoltuar pas diskutimeve rreth veprimit të Labit dhe Ludos karshi arushit të saj, kujtim ky me vlerë nga vajza e saj.
Ajo tha se pavarësisht se të gjithë janë në një lojë, të njëjtit nuk duhet t’i harrojnë vlerat njerëzore, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni videon e mëposhtme për më shumë detaje:
20:24 - Hygerta-Limit: Mos i ke bërë lavazh truri Albës? (VIDEO)
Banorja e shtëpisë më të famshme në vend, Hygerta, i ka bërë një pyetje provokuese Limit.
Lidhur me raportin e tij me Albën, ajo pyeti Limin se mos i ka bërë lavazh të trurit banores, transmeton Klankosova.tv.
Kjo pasi Alba deklaroi se për një fjalë goje nuk e hedh poshtë raportin e saj me Limin.
Klikoni në videon e mëposhtme për më shumë detaje:
21:23 - “S’ishte tendencioz”, Labi dhe Ludo sqarohen për veprimin e tyre karshi arushit të Hygertës (VIDEO)
Veprimi i Labit dhe Ludos ndaj një kujtimi të vlefshëm të Hygertës, u bë temë diskutimi në Prime.
Pasi ky veprim u diskutua në Prime, Ludo tha se nuk ka asnjë koment për një çështje ‘kaq të vogël”, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, i njëjti kërkoi falje ndaj Hygertës.
Nga ana tjetër, Labi tha se veprimi i tij dhe i Ludos nuk ishte tendencioz.
Ndiqni videot e mëposhtme për të kuptuar më shumë:
https://www.youtube.com/watch?v=CCKUPBf4b-I
21:09 - Elijona mungon në nisjen e Prime-it për shkak të një problemi shëndetësor
Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë të ditur se banorja e shtëpisë më të famshme në vend, Elijona, nuk është prezente në Prime për shkak të një problemi shëndetësor.
Siç tha Hamiti, konkurrentja është nisur drejt Spitalit Amerikan për asistim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, ai shtoi se nuk ka vend për shqetësim, pasi Elijona gjendet në duar të sigurta.
Prime i sotëm i Big Brother VIP Kosova premton një natë të zjarrtë.
“Vëllai i Madh” ka rezervuar për publikun rrëfimin e një banoreje, e cila do të ketë edhe një surprizë të këndshme, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë natës nuk do të mungojnë as përplasjet e ballafaqimet, ndërsa njëri nga tre të nominuarit e sotëm do ta lë përfundimisht shtëpinë më të famshme në vend.
https://www.youtube.com/watch?v=h4h1362rJu8
●●●
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.