12:55
Përfundon protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Aleksandër Lumezit, Prokurorit të Shtetit.
12:40
Studentë nga Fakulteti Juridik kanë vazhduar performancën e tyre në protestën e Vetëvendosjes kundër Prokurorit të Shtetit.
Njëra nga ato ka “ngritur” aktakuzë kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.
“Unë Altina Nika studente e fakultetit juridik do të marrë sot rolin e prokurores dhe do të ngrejë këtë aktakuzë”.
“Në mbështetje të ligjit ushtroj aktakuzë kund të pandehurit Aleksandër Lumezit. Aktualisht ushtron rolin e kryeprokurorit të shtetit dhe është milioner”.
“Personi në fjalë që nga viti 2000 e deri më tani ka përdorur dokument të falsifikuar, respektivisht certifikatën e Jurispodencës dhe me këtë certifikatë të falsifikuar ka arritur të bëhet Kryeprokuror”.
“I pandehuri me qëllim të ngritjes në detyrë dhe i ndihmuar nga disa politikanë të korruptuar, që nga viti 2000 e ka përdorur certifikatën e falsifikuar”.
12:36
Studentë nga Fakulteti Juridik kanë marrë fjalën në protestën e Vetëvendosjes kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.
Një student që improvizoi gjyqin ndaj ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, e ka shpallë fajtor atë për 53 milionë euro dhënë kompanisë “Bechtel Enka”, njofton Klan Kosova.
“Të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit apo me konfiskim të pasurisë që do të ishte ekuivalente me atë që humbi Kosova”.
Studentët kanë vazhduar me kryekuvendarin Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi duke iu shqiptuar dënime për vepra penale.
12:20
Deputeteja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thëne se e kishin të domosdoshme të mblidhen para Zyrës së Prokurorit, meqë ky i fundit sipas tyre nuk po e kryen punën si duhet, njofton Klan Kosova.
“Protesta jonë do të jetë paqësore. Ama fjalët tona duhet të dëgjohen. Protestat tona do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore, ama Prokuroria duhet të punojë, të vazhdojë”., ka thënë Haxhiu para protestuesve.
“Paqe me PANhajninë nuk ka. Sepse me hajninë nuk ka drejtësi dhe me hajna nuk ka shtet”.
“Duhet të largohen të gjithë ata prokurorë që janë emëruar politikisht dhe që veprojnë ashtu siç ju kërkon politika”
“Urgjentisht duhet të fillojë hetimi i rasteve korroptive kundër kësaj qeveria dhe të nisë hetimi i zyrtarëve të pasuruar në mënyrë të paligjshme”.
“Po të kishte sistem të drejtësisë - PANhajnia nuk do të mund të qëndronte në pushtet. Për shkak të mendësisë kriminale, qytetarët kanë mbytur pa punë, pa shëndetësi, arsim dhe mirëqenie. E vetmja rrugë e tyre është të ikin jashtë vendit”.
"Ne nuk do të ndalemi derisa ta largojmë PANhajninë".
11:55
Ka nisur protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Aleksandër Lumezit, Prokurorit të Shtetit.
11:30
Njerëzit kanë nisur të mblidhen para Prokurorisë aty ku është planifikuar të nis protesta kundër Aleksandër Lumezit.
11:23
Aleksandër Lumezi, pak kohë para nisjes së protestës ka mbjellë një pemë në oborrin e Prokurorisë duke iu bashkuar fushatës “Mbill një Pemë”. Ai me këtë veprim ka kujtuar të gjitha viktimat e krimit në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Derisa jashtë rrethojave të Prokurorisë është mobilizuar Policia për ta mbajtur nën kontroll situatën gjatë kohës së protestës.
11:05
Pak kohë para nisjes së protestës Policia e ka nisur mobilizimin e rregullt për të siguruar se protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore.
klankosova.tv