Lajmet e fundit

19:51
Prishtina ka arritur të shënojë golin e katërt në ndeshjen kundër Connahs.
Otto John doli sërish në skenë duke shënuar për 4:1 në fund të takimit.
Skuadra nga Uellsi e ka ngushtuar epërsinë në 2:1 pasi Thomas Moore ka arritur të shënoi nga gjuajtja e lirë.
Kjo pasi portieri i skuadrës "bardhëekaltër" nuk arriti të intervenonte si duhet.
19:09
Otto John është autori i golit të dytë për Prishitnën.
John arriti të shënoi në minutën e 52-të.
Ai hyri në një aksion individual duke e shfrytëzuar forcën trupore ndaj kundërshtarit.
19:02
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Prishtina-Connahs.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës është në epërsi me golin e qendërmbrojtësit Leutrim Bekteshi.
Ai e ka shfrytëzuar krosimin nga këndi të Xhevdet Shabanit duke e goditur topin me kokë.
18:42
Prishtina kalon në epërsi, shënon Bekteshi
Prishtina ka ka kaluar në epërsi ndaj skuadres nga Uellsi Connahs.
Golin e epërsi e ka shënuar mbrojtësi Leutrim Bekteshi.
Ai e ka shfrytëzuar krosimin nga këndi të Xhevdet Shabanit duke e goditur topin me kokë.
18:24
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka filluar ndeshja e vlefshme për Ligën e Konferencës, ndërmjet Prishtinës dhe skuadrës kampione të Uellsit, Connahs.
Kjo është ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave dhe do të zhvillohet në prani të tifozëve të cilët janë lejuar në 30 për qind të kapacitetit të stadiumit sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Por, nga ajo që shihet pak para fillimit të ndeshjes, një numër shumë i vogël i tifozëve kanë ardhur në stadium për ta mbështetur kampionin e Kosovës në këtë ballafaqim.
Rreth 600 është numri i tifozëve që shihen të pranishëm në stadium.
Ndeshja po transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova.
18:09
Endrit Krasniqi përplaset në shtyllë (FOTO)
Futbollisti i Prishtinës Endrit Krasniqi, është përplasur me shtyllën gjatë aksionit që po e zhvillohej në 16 metërshin e skuadres kundërshtare.
Pas harkimit Krasniqi nuk arriti ta godiste topin dhe u godit për shtylle.
18:00
Ka nisur ndeshja e parë në Ligën e Konferencës ku Prishtina do të përballet me kampionin e Uellsit Connahs.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Loja transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova.
Në stadium vërehet edhe një numër simbolik i tifozëve në për përkrahje të skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës.