Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, do të takohen sot në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Në këtë takim fokus do të jetë zbatimi i marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili javën e kaluar ka qenë në Kosovë e Serbi ku është takuar me Kurtin e Vuqiçin, ka thënë se pret që palët të bien dakord për hapat konkretë drejt zbatimit të marrëveshjes.
10:26 - Nis takimi në mes të Petkoviqit dhe Lajçakut në Bruksel
Në Bruksel sot pak pas orës 09:00 ka filluar takimi ndërmjet drejtorit të Zyrës për Kosovwn nw Serbi, Petar Petkoviq dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovws dhe Serbisw, Miroslav Lajçak.
Petkoviq dhe Lajçak u takuan në ndërtesën e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) përpara raundit të ri të dialogut midis negociatorëve kryesorë, shkruan Kosovo Online, përcjell Klankosova.tv
Lajçak të dielën shprehu pritjen se të dy kryenegociatorët do të jenë të gatshëm të bien dakord për hapat e ardhshëm konkretw drejt zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj.
Pritet që tema më e rëndësishme e takimeve në Bruksel të jetë formimi i Asociacionit të Komunave serbe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.