27.02.2026 · përditësuar para 108 dite10 min lexim
https://youtu.be/gGiMFmy3hXk
FITUESI I BIG BROTHER VIP KOSOVA 4 është: LONDRIMI!
02:05 PAS PAK, shpallet fituesi, mes Ludos, Elijonës dhe Londrimit.
Banorët nisen drejt studios.
Hygerta dhe Klodi ishim dy finalistët që u elimuan.
01:55 - Hygerta, finalistja e parë që eliminohet nga gara për çmimin e madh
Hygerta është finalistja e parë që është eliminuar nga gara për çmimin e madh.
Ajo ka zënë vendin e pestë në finalen e madhe të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.
Ndërsa opinionistet e BBVK, kanë thënë fjalët më të mira për të.
https://www.youtube.com/watch?v=gGiMFmy3hXk
01:25 - Mbyllet televotimi më i rëndësishëm i BBVK, pas pak shpallet fituesi
Është mbyllur televotimi më i rëndësishëm i Big Brother VIP Kosova 4.
Tani kanë mbetur vetëm edhe pak minuta deri në shpallen e fituesit të këtij edicioni mahnitës, transmeton klankosova.tv.
Lidhur me këtë, prezantuesi i BBVK, Alaudin Hamiti falënderoi të gjithë konkurrentët e këtij edicionit.
“Na i keni mbushur shtëpitë, që nganjëherë ndiheshin të heshtura nga hallet e ditës”, tha ai.
01:22 - Labinot Tahiri ia këndon këngën e “zemrës” Elijonës (VIDEO)
Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka qenë surpriza e radhës për finalisten e BBVK-së, Elijonën.
Ai e këndoi këngën “Zemra e re”, të cilën Elijona e ka kënduar gjatë gjithë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend, transmeton Klankosova.tv.
Nga kjo befasi, finalistja u emocionua jashtëzakonisht shumë, teksa këndonte bashkë me Labin.
01:06 - Moment i bukur: Elijonës i vjen në vizitë vëllai i vogël (VIDEO)
Një moment tejet emocionues ka ngjarë sonte në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova.
Finalistet të edicionit të katërt, Elijonës, i ka ardhur në vizitë vëllai i saj i vogël, transmeton Klankosova.tv.
Motër e vëlla shpërthyen në lot kur u takuan pas 102 ditësh.
Teksa takim i tyre ndodhte, babai i shikonte me krenari e lot në sy.
https://www.youtube.com/watch?v=D7tQGVwFIUI
00:49 - Fjolla Morina elektrizon finalen e BBVK me paraqitjen e saj karizmatike (VIDEO)
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Fjolla Morina ka performuar në finalen e madhë të këtij spektakli.
Me energjinë dhe karizmën e saj, ajo ka “elektrizuar” skenën, duke bërë që të gjithë të kthejnë kokën nga ajo. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=qo683XelYSc
00:42 - Ludo pasi pa vajzat dhe gruan, emocionohet nga fotografitë familjare (VIDEO)
Ludo është befasuar nga gruaja dhe vajzat e tij.
Përveç befasisë së këndshme të familjes, Ludo pa edhe një “mini dokumentar” me fotografi të tij dhe familjes.
Ndiqeni për më shumë detaje:
00:40 - Emocion pafund: Ludo surprizohet nga gruaja dhe vajzat (VIDEO)
Finalisti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Ludo është suprizuar sonte nga familja e tij.
Vëllai i Madh e ka çuar finalistin në kinema, ku e prisnin bashkëshortja dhe tri vajzat e tij, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa në ekranin e madh të kinemasë iu shfaqën momentet më të bukura me familjen e tij.
00:14 - Ludo gjen një këpucë në dhomën e rrëfimit, del nga shtëpia për ta kërkuar tjetrën! (VIDEO)
Ludo ka gjetur një këpucë në dhomën e rrëfimit dhe është nisur nga shtëpia e BBVK për ta gjetur tjetrën.
Pas banorëve të tjerë që u surprizuan, tani është radha e Ludos.
Mbetet të shihet se me kë do të takohet ai.
Ndiqeni videon për më shumë:
23:46 - Bujar Qamili ia këndon Klodit këngën “Nuse n’Shkodër” (VIDEO)
Këngëtari i njohur nga Shkodra, Bujar Qamili ka perfomuar sonte në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova.
Ai ishte surpriza e radhës për Klodin, të cilit ia këndoi këngën “Nuse n’Shkodër”, transmeton Klankosova.tv.
Shihni këtë moment përmes videos së mëposhtme:
https://youtu.be/OZ5AwCQU2Ys
23:35 - Befasi emocionuese për Klodin, i vjen në vizitë familja nga Italia (VIDEO)
Finalisti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Klodi, u përballë edhe një herë me gjithë rrugëtimin e tij në shtëpinë më të madhe në vend.
Në klipin që ia kishte përgatitur Vëllai i Madh, Klodi u shfaq i vërteti, i sinqerti, i mërzituri, i zemëruari, transmeton Klankosova.tv.
https://youtu.be/GevGwBwFiCA
Por, nuk përfundoi me kaq, ai u surprizua me të gjithë familjarët e tij që kanë ardhur nga Italia për finalen e madhe, për t’ia bërë një surprizë të bukur Klodit.
Ai iu shërbeu atyre në rolin e kamerierit, por ishte tejet i lumtur për këtë befasi.
https://youtu.be/jM4lIQfmf6U
23:31 - Benita: Shpresoj ta fitojë ai që po dua unë (VIDEO)
Benita, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në vend tha se po kalon super mirë.
Ajo uroi që çmimin ta fitojë ai që po do ajo.
“SUPER MIRË, atmosfera shumë e mirë, ishalla po fiton qaj që po du une”, tha Benita.
Ndiqeni videon për më shumë:
https://youtu.be/gGiMFmy3hXk
23:10 - “Krenare deri në fund të botës”, Londrimi befasohet nga motra (VIDEO)
Loreta, motra e Londrimit i dha kurajo vëllait të saj, kur na ndajnë edhe pak orë nga finalja e madhe e këtij edicioni të BBVk.
“Krenare deri në fund të botës, e ka shfaq vetën në mënyrën më të mirë”, tha Loreta.
Londrimi në anën tjetër dukej tejet emocionues.
https://youtu.be/gGiMFmy3hXk
23:08 - Londrimi elektrizon finalen e madhe me “Je ka m’djeg” (VIDEO)
Finalisti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrimi ka performuar në natën e madhe të finales.
Më këngën e tij “Je ka m’djeg”, ai elektrizoi skenën e Big Brother VIP Kosova, transmeton Klankosova.tv.
Ai mori brohoritje të mëdha dhe përkrahje nga publiku që ishin prezent, gjë që e emocioni tej mase finalistin.
https://youtu.be/m-rizkV3NZ0
22:58 - Alba Pollozhani: Jam shumë emocionuar, skena shkëlqen! (VIDEO)
Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova 4, Alba Pollozhani, ka shprehur emocionet e saj në daljen e parë publike pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.
Alba falënderoi gjithashtu të gjithë ata që e kanë mbështetur jashtë shtëpisë, duke thënë se ndihet mirënjohëse për dashurinë që ka marrë nga njerëzit.
“Mirë, shume emocionuar, skena këtu shkëlqen. Këto javë e kam marrë vetën me të mirë, kam pushuar, jam qetësuar. Përkrahja qe kam gjetur jashtë, i ndihem falënderuese të gjithë njerëzve që më kanë falur dashuri”, tha Alba.
https://youtu.be/gGiMFmy3hXk
22:30 - “Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për finale (VIDEO)
Në natën e madhe të finales, Hygerta Sako është surprizuar nga nëna e saj, Rina.
https://youtu.be/e4BtQQf_1K8
Takimi i tyre pas tre muajsh ishte tejet emocionues, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë bashkëbisedimit, nëna Rina i tha të bijës se me lojën e saj dhe qëndrimin në shtëpinë më të famshme në vend, i ka bërë të gjithë krenarë.
“Unë dua të të bëj vetëm ty krenare”, u shpreh e përmalluar Hygerta.
22:24 - “Lezeti i shtëpisë”, Londrimi në të gjitha ngjyrat e tij (VIDEO)
Vëllai i Madh ka prezantuar klipin përmbledhës të të gjithë rrugëtimit të Londrimit gjatë tre muajve qëndrim në shtëpinë më të madhe në vend.
https://youtu.be/aYafn7qZNc0
Në këtë klip, Londrimi edhe një herë shfaqi të gjitha ngjyrat e tij, transmeton Klankosova.tv.
https://youtu.be/r62mVyr-JFI
Nga ana tjetër, opinionistja Leonora Jakupi tha për finalistin se ai ishte lezeti i shtëpisë.
22:22 - Londrimi i bindur: Unë do të fitoj Big Brother VIP Kosova
Londrimi është treguar i drejtpërdrejtë kur është pyetur se kush mendon se do ta fitojë Big Brother Vip Kosova 4.
“Unë do ta fitoj,” ka thënë ai me besim.
Ndiqeni videon për më shumë:
https://youtu.be/ZkE-VlEA9qg
22:01 - Hygerta debuton në “Fadil Vokrri”, shënon gol nga penaltia (VIDEO)
Finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta, ka debutuar si sulmuese e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” për herë të parë.
https://youtu.be/iqksGnTcQMk
Në ndeshjen kundër Shqipërisë, Hygerta shënoi një gol epik nga penaltia, transmeton Klankosova.tv.
https://youtu.be/QaXt9w36Lgw
Ndër të tjera, ajo po ashtu mori edhe një karton të kuq.
21:55 - Benita e zbulon që “Bugatti 2” po vjen (VIDEO)
Ish-banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Benita ka zbuluar që “Bugatti 2” po vjen.
Ajo nuk dha më shumë detaje, pos që mund të jetë një bashkëpunim me dikë të BBVK-së, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa ajo hodhi edhe disa kunja, duke thënë se ajo ishte reale, jo “fake”.
https://youtu.be/z6M1EczMFRM
21:46 - “BUGGATI”, Benita ndez atmosferën me performancën e saj (VIDEO)
Benita, banorja më e përfolur e Big Brother Vip Kosova 4, ka sjellë një performancë mbresëlënëse gjatë finales së madhe.
Ajo ka kënduar këngën “Buggati”, duke e ndezur atmosferën në studio.
E veshur me të kuqe, Benita ka shkëlqyer dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me prezencën dhe performancën e saj në skenë.
https://youtu.be/3ACMqdNWdg4
21:41 - “Nuk kam qenë asnjëherë”, Hygerta niset drejt stadiumit “Fadil Vokrri” (VIDEO)
Finalistja Hygerta Sako është nisur drejt stadiumit “Fadil Vokrri”.
Atje e pret sfida nga Vëllai i Madh që të luajë futboll. Pozicioni i saj do të jetë sulmuese.
“Nuk kam pasur fatin që të shkojë akoma, dhe sot është hera e parë, shpresoj të shkoj edhe shumë herë të tjera” , tha Hygerta.
Ndiqeni videon për më shumë:
https://youtu.be/o93eLwJBt2U
21:17 - Ish-banorët e BBVK në Klan Arena, nuk mungon Alba (VIDEO)
Ish-banorët pjesëmarrës të shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother Vip Kosova 4, gjendet në studion gjigante në Klan Arena.
Ata janë bashkuar për finalen e madhe të Big Brother Vip Kosova 4.
Përveç Dolces, Mentorit, Arditi, Labinotit, nuk mungoi as Alba.
Ndiqeni Prime-n LIVE në Klan Kosova:
https://youtu.be/gGiMFmy3hXk
21:15 - Finalja e madhe, nis nata që vulos gjithçka! (VIDEO)
Ka nisur spektakli i finales së madhe të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.
Ky Prime po mbahet në një ambient tjetër, përkundër netëve të tjera që është mbajtur në studion e BBVK-së, transmeton klankosova.tv.
Ndërsa Ludo Lee, Elijona, Londrimi, Klodi ose Hygerta, njëri nga ta, do të zgjidhet sot fituesi i këtij formati gjigant.
20:46 - Kështu po duken finalistët për natën e madhe të finales (VIDEO)
Finalistët e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, janë bërë gati për natën e madhe të finales.
Hygerta, Londrimi, Elijona, Klodi e Ludo, po duken si më së miri me veshjet e tyre tejet të veçanta, transmeton Klankosova.tv.
Pak para nisjes së spektaklit, ata bën edhe një sfilatë.
Shihni më shumë në videon e mëposhtme:
20:12 - Miliarda shikime: BBVK4, sukses i jashtëzakonshëm televiziv (VIDEO)
Spektaklit më të komentuar në Kosovë po i vjen fundi.
Pas tre muajsh emocione, debate të forta dhe momente që mbajtën publikun të gozhduar para ekranit të Klan Kosovës, e dy kanaleve në Art Motion, Big Brother VIP Kosova 4 sonte përmbyll këtë edicion.
Që nga Prime-i i parë, ku u prezantuan banorët dhe filloi aventura brenda shtëpisë, ky sezon ka tërhequr vëmendjen e publikut me intensitet, raporton Klan Kosova.
Vetëm transmetimi i parë ka arritur miliona shikime, duke treguar menjëherë fuqinë dhe interesin që ky format ka krijuar që nga fillimi.
Por nuk kaloi shumë dhe erdhën tensionet.
Në Prime-in e dytë, konflikte dhe përplasjet dolën menjëherë në klipet e transmetuara, duke treguar se shtëpia e Big Brother nuk do të ishte e qetë.
E këtu nuk munguan as situatat ku banorët argëtoheshin gjatë lojërave dhe sfidave fizike, duke sjellë qeshje dhe emocione tek publiku.
Këto momente qesharake vazhduan edhe më tej sidomos me “Talent Show” ku banorët shfaqën anën e tyre më argëtuese ku secili shfaqi atë që di të bëjë më së miri aty brenda.
Por jo të gjitha momentet ishin qesharake.
Rrëfimi i Elijonës ishte një nga momentet më të rënda pasi ajo ndau me publikun dhe banorët vështirësitë personale humbjet e familjarëve dhe sfidat që ka kaluar, pavarësisht që ishte banorja më e re në moshë.
Si ky rrëfim që bëri jehonë të madhe, ashtu ndikuan edhe Klodi dhe Londrimi, të cilët përveç në shqiptari arritën të njihen edhe në Brazil, duke treguar anën e tyre pozitive dhe humorin që i karakterizon.
Pikërisht me këto momente, ata tërhoqën vëmendjen e publikut dhe arritën miliarda shikime, duke thyer rekorde në historinë e Big Brother VIP Kosova.
Dhe kështu pas tre muajsh emocione, Hygerta, Ludo, Elijona, Klodi dhe Londrimi arritën deri në finale të këtij formati rekord, ku sonte do të zbulohet cilit prej tyre i takon titulli i madh i fituesit e për ta kuptuar këtë shikuesve ju mbetet të shoqërohen me ekranin e Klan Kosovës nga ora 21:00.
https://youtu.be/UVCR0oU6Urc
Finalja spektakolare e BBVK4, me performanca dhe befasi të mëdha (VIDEO)
Gazetarja Gresa Nitaj ka zbuluar detaje për natën finale të sotme të Big Brother Kosova 4, që pritet të jetë e mbushur me emocione, surpriza dhe performanca të jashtëzakonshme.
“Sonte na pret një natë e gjatë, me shumë befasi dhe ngjarje të rëndësishme, fillimisht në skenën gjigante të Klan Arena", ka treguar Nitaj.
Ajo shtoi se performanca do të vijnë nga artistë të njohur të Kosovës, si dhe nga disa banorë të BBVK.
Derisa, për pesë banorët finalistë janë planifikuar befasi dhe dhurata të veçanta.
Nata finale pritet të sjellë emocione të forta, momentet më të paharrueshme të sezonit dhe mbylljen e një rrugëtimi që ka mbajtur publikun para ekraneve për disa muaj.
Ndiqeni prime-in e fundit të këtij edicioni të BBVK në Klan Kosova me fillim nga ora 21:00. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=SZhCdw7f3Ho
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.