Lajmet e fundit

Dy kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Joe Biden, kanë nevojë secili për 270 vota elektorale për të fituar presidencën.
Bazuar në parashikimet aktuale të CNN, Biden tani ka 224 vota elektorale ndërsa Trump ka 213 vota elektorale.
? 15:49
Si mund t’i arrijnë Trump dhe Biden 270 votat elektorale për Shtëpinë e Bardhë?
CNN nuk e ka projektuar fituesin, mes Donald Trump dhe Joe Biden, në nëntë shtete në SHBA - Alaska, Arizona, Georgia, Michigan, Maine, Nevada, Karolina e Veriut, Pennsylvania dhe Wisconsin.
Derisa kanë mbetur edhe shumë vota pa u numëruar, korrespodenti i CNN Phil Mattingly ka treguar se cilat janë opsionet reale që Joe Biden të bëhet president i SHBA-së.
"Nëse Trump e fiton Alaskën, Karolinën e Veriut, Pennsylvaninë dhe Georgia dhe nëse Biden e mban epërsinë në Wisconsin, Nevada, Arizona dhe Maine dhe e mund Trump në Michigan, atëherë fitorja është e Biden", ka thënë Mattingly.
“Nëse ju jeni demokrat dhe keni rënë në gjumë duke supozuar se po ndodh skenari i njëjtë si në vitin 2016 dhe gjithçka ka marrë fund, nuk është kështu. Ekziston një mundësi reale, me shumë vota akoma që duhet të numërohen, por është një mundësi”, ka shtuar ai.
Por, ku duhet Donald Trump të fitojë, ta mbajë epërsinë, ose ta përmbysë rezultatin në mënyrë që të jetë edhe për një mandat në krye të SHBA-së?
Nëse Trump e fiton Pennsylvaninë, e mban epërsinë në Michigan dhe përmbys rezultatin në Nevada, sepse aktualisht është një garë shumë e ngushtë, ai do t’i ketë votat që i duhen.
“Atij nuk i duhet të fitojë Georgian, duhet të marrë pak territor demokratik dhe duhet të gjejë një mënyrë që ta mbajë disi Joe Biden larg fitores në Michigan, dhe të mbahet në një epërsi të vogël që e ka tani në Pennsylvania, dhe do t’i ketë 270 vota elektorale”, ka deklaruar ai.
? 14:35
Ish-këshilltari i Trumpit i quan të turpshme deklaratat e tij (VIDEO)
Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton, i ka quajtur “turp” deklaratat e presidentit për zgjedhjet.
Një përafrim mes Donald Trump dhe ish-këshilltarit të tij të lartë John Bolton dukej larg pritshmërive reale, dhe duket se Bolton nuk e ka bërë aspak më të lehtë një gjë të tillë me komentet e tij në një televizion britanik këtë mëngjes.
“Po ndihem shumë i palumtur këtë mëngjes. Mendoj se komentet që presidenti Trump i ka bërë disa orë më herët, ku në thelb ai tha se po fitonte, ka fituar, por tani rezultati i zgjedhjeve do të vidhet nga ai, janë disa nga komentet më të papërgjegjshme që një president i SHBA-së ka bërë ndonjëherë".
"Ne nuk e dimë se si do të jetë rezultati. Është krejtësisht e mundur që Trump të fitojë, por ai tani ka hedhur dyshime mbi integritetin e gjithë procesit zgjedhor, krejtësisht për shkak të përfitimeve të tij personale. Është turp”, ka thënë John Bolton që ka shërbyer si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Donald Trump.
https://twitter.com/SkyNews/status/1323947001327833088?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1323947001327833088%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fwp-admin%2Fpost.php%3Fpost%3D1376066action%3Dedit
? 13:45
Numërohen 99 përqind e votave në Wisconsin, prin Biden
Me 99 përqind të votave të numëruara, kandidati demokrat Joe Biden ka një epërsi të lehtë (rreth 20,000 vota) karshi presidentit Donald Trump në shtetin industrial mesperëndimor të Wisconsinit.
Trump e mundi Hillary Clintonin në Wisconsin për më pak se 30,000 vota në vitin 2016.
Pavarësisht që Biden po prin me një diferencë të vogël, gara në këtë shtet mbetet shumë e ngushtë për t’u projektuar se si do të përmbyllet.
Wisconsini konsiderohet një nga shtetet kyçe dhe mund të vendosë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së.
? 12:05
Këto janë nëntë shtetet ku akoma s’dihet fituesi
Tashmë ka zbardhur mëngjesi në SHBA, pas Ditës së Zgjedhjeve, dhe derisa po vazhdon numërimi i votave janë nëntë shtete ku akoma s’dihet se kush ka fituar – Donald Trump, apo Joe Biden.
CNN nuk e ka projektuar fituesin në nëntë shtete në SHBA, votat elektorale të të cilave janë ende në pritje :
Alaska
Arizona
Georgia
Michigan
Maine
Nevada
Karolina e Veriut
Pennsylvania
Wisconsin
Aktualisht, demokrati Joe Biden prin me 224 vota elektorale, derisa republikani Donald Trump ka 213. Kujtojmë që duhen 270 vota elektorale që të zgjedhet presidenti i SHBA-së.
? 11:21
Ekipi i Biden e quan “të egër, të pashembullt dhe të pasaktë” deklaratën e Trumpit
Ekipi i fushatës së Joe Biden i është përgjigjur deklaratës së Trumpit që shpalli fitoren e parakohshme dhe të pabazuar.
Jen O’Malley Dillon, menaxherja e fushatës së Biden, tha se deklarata e Trump në lidhje me legjitimitetin e fletëvotimeve ende të panumëruara "ishte e egër, e pashembullt dhe e pasaktë".
"Ishte e egër sepse është një përpjekje për të hequr të drejtat demokratike të qytetarëve amerikanë", tha ajo.
"Ishte i paprecedent sepse asnjëherë më parë në historinë tonë një president i Shteteve të Bashkuara nuk u përpoq të zhveshte amerikanët nga zëri i tyre në zgjedhjet nacionale”.
Deklarata e Trump ishte e pasaktë, tha O’Malley Dillon, sepse ligji kërkon që çdo votë legjitime të numërohet.
Ajo tha: "Ne përsërisim atë që tha nënkryetari sonte: Donald Trump nuk vendos rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Joe Biden nuk vendos përfundimin e këtyre zgjedhjeve. Populli Amerikan vendos përfundimin e këtyre zgjedhjeve. Dhe procesi demokratik duhet dhe do të vazhdojë deri në përfundimin e tij”.
Në lidhje me kërcënimin e Trump për të sfiduar numërimin e votave në gjykatë, O’Malley Dillon tha se Biden kishte "skuadrat ligjore të gatshme".
"Joe Biden dhe Kamala Harris do të qëndrojnë për të drejtën e të gjithë amerikanëve që të numërojnë votat e tyre - pa marrë parasysh për kë votuan”.
? 11:02
Biden në epërsi në Wisconsin
Rezultatet nga Milwaukee i kanë kthyer Wisconsin Joe Biden, i cili ka një epërsi në shtet tani, thotë Phil Mattingly i CNN.
Donald Trump dhe Joe Biden kanë nevojë për ga 270 vota elektorale për të fituar presidencën.
Sipas rezultateve të deritanishme, Biden ka fituar 224 vota elektorale, kurse Trump 213.
? 10:23
Numërimi i votave në shtetet kyçe po vazhdon, ja çka duhet të dini
Numërimi i votave në disa prej shteteve kyçe të SHBA-së po vazhdon, derisa fituesi i zgjedhjeve presidenciale nuk dihet akoma.
Por, çfarë dimë deri tash?
Të gjithë sytë kah shtetet mes-perëndimore: Zgjedhjet në SHBA janë larg nga përfundimi derisa miliona vota në shtetet kyçe si Pennsylvania, Wisconsin dhe Michigan – fletëvotime që janë hedhur para ditës së votimit – duhet të numërohen akoma. Pennsylvania ka numëruar 39 përqind të fletëvotimeve që ka pranuar me postë.
Numërimi po vazhdon në Arizona dhe Georgia: Joe Biden duket se ka shënuar një fitore bindëse në Arizona, shtet që Trump e kishte fituar në vitin 2016. Në Georgia u regjistruan disa telashe, derisa zyrtarët në Qarkun Fulton që përfshin Atlantën dhe periferitë e saj, thanë se numërimi do të vazhdojë në orën 8 të mëngjesit.
Presidenti Trump u përpoq ta shpallë fitoren: Donald Trump e ka shpallur një fitore të pambështetur. Ai ka pretenduar se në këto zgjedhje ka pasë “mashtrim”, por për këtë nuk ka paraqitur fakte. Presidenti aktual, që pretendon edhe një mandat në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka paralajmëruar që do të shkojë në Gjykatën Supreme për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve.
Biden vazhdon të kryesojë: I nominuari demokrat Joe Biden është duke e mbajtur epërsinë në Kolegjin Elektoral në këtë fazë - 220 me 213. Mos harroni: 270 vota elektorale janë të nevojshme për t'u bërë president.
? 09:59
Republikanët 'të dëshpëruar' nga fjalimi i Trumpit
Donald Trump ka deklaruar fitoren e pambështetur në një fjalim nga Salla Lindore ceremoniale e Shtëpisë së Bardhë - me miliona fletëvotime ende të panumëruara.
Disa republikanë dhe komentatorë konservatorë po shprehin alarmin për komentet e pabazuara të Trump.
Duke folur në ABC News, ish-guvernatori i New Jersey dhe këshilltari i Trump Chris Christie e quajti fjalimin e presidentit një veprim të gabuar - si në aspektin strategjik, ashtu edhe si president.
"Është një vendim i keq strategjik," tha ai. "Është një vendim i keq politik."
Rick Santorum, ish-senator republikan nga Pensilvania, tha se ishte "shumë i dëshpëruar" nga komentet e Trump. "Përdorimi i fjalës mashtrim ... Unë mendoj se është e gabuar," tha ai në CNN, transmeton Klan Kosova.
Dhe Ben Shapiro, një komentator dhe kritik konservator i Trump, shkroi në Twitter ku i quajti komentet "thellësisht të papërgjegjshme".
Donald Trump p pasi shpalli fitoren ende pa përfunduar numërimi i votave.
“Sinqerisht ne i fituam këto zgjedhje,” pretendon Trump.
Ai ka thënë se në këto zgjedhje ka ndodhur “mashtrimi”, ndonëse nuk ka paraqitur prova.
“Kjo është e vështirë për vendin tonë” thotë ai, duke shtuar se planifikon të shkojë në Gjykatën Supreme për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve.
“Miliona njerëz votuan për ne. Një grup shumë i zhgënjyer i njerëzve po përpiqen të heqin t’ia mohojnë të drejtën e votimit këtij grupi”, transmeton Klan Kosova.
? 09:42
Biden fiton tri nga katër votat elektorale në Maine
Demokrati Joe Biden ka fituar të paktën tre nga katër votat elektorale të Maine.
Në këtë shtet edhe katër vjet më parë kishte fituar tre nga katër votat bashkëpartiakja e Biden, Hillary Clinton dhe një Donald Trump, i cili fitoi zonat më rurale dhe konservatore të rretheve kongresive të Maine.
Maine është vetëm një nga dy shtetet ku nuk ka fitues të votave të Kolegjit Zgjedhor. Këtu, si në Nebraska, fituesi në secilin rreth të Shtëpisë merr një votë të Kolegjit Zgjedhor në një proces të quajtur metoda e rrethit kongresiv. Pra, ekziston një skenar në të cilin zgjedhjet presidenciale mund të vendosen me një votë në Maine dhe që mund të jetë në rajonin e dytë të Kongresit gjithnjë e më konkurrues.
? 09:16
Joe Biden fiton në Arizona
Demokrati Joe Biden ka fituar Arizonën dhe 11 votat e saj elektorale, duke marrë një ndër shtetet më të rëndësishme, të cilin Donald Trump e fitoi katër vjet më parë dhe i cili po ashtu mund të ndihmojë në përcaktimin e fituesit.
Fitorja nga Biden ishte një goditje e madhe për shanset e Trump për rizgjedhje. Arizona ka mbështetur një kandidat demokrat për president vetëm një herë në 72 vitet e fundit.
Fushata e Biden ishte përqendruar në Arizona, ku duhet përmendur ndryshimet demografike që ndodhën, banorë të rinj dhe rirreshtime larg republikanëve nga votuesit kryesorë të periferisë.
? 09:12
Nata e tensionuar e zgjedhjeve, protesta kundër Trumpit në Washington
Pasi u mbyllën qendrat e votimit dhe votat nisën të numëroheshin, në rrugët e Washington DC u mbajtën protesta kundër presidentit Donald Trump duke çuar në skena të tensionuara.
Qindra njerëz marshuan nëpër rrugët e qytetit, shpesh herë edhe duke e bllokuar trafikun dhe duke ndezur fishekzjarre.
“Nëse ne nuk kemi drejtësi, ata nuk do të kenë paqe”, ishte një nga parullat që u dëgjua në këto protesta që ishin kryesisht paqësore.
Gazetarja e CBS News, Christina Ruffini, ka thënë në Twitter se në këto protesta është hedhur edhe “bombë tymi”.
https://twitter.com/EenaRuffini/status/1323823414134583299
Në ndërkohë është raportuar se protesta kishte edhe në Los Angeles, California, Raleigh, Karolina e Veriut, Portland, Oregon dhe New York.
Pak përpara zgjedhjeve, shumë biznese në shumë qytete të SHBA-së shtuan sigurinë në dyer dhe dritare nga frika se mund të ketë protesta të dhunshme pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.
? 08:54
Trump pretendon se ka mashtrime me vota: Do t’i drejtohemi Gjykatës Supreme
Me miliona vota të mbetura për t’u numëruar, Donald Trump ka shpallur një fitore të pabazuar.
"Sinqerisht ne i fituam këto zgjedhje," pretendon Trump.
Ai ka thënë se në këto zgjedhje ka ndodhur “mashtrimi”, ndonëse nuk ka paraqitur prova.
"Kjo është e vështirë për vendin tonë" thotë ai, duke shtuar se planifikon të shkojë në Gjykatën Supreme për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve.
"Miliona njerëz votuan për ne. Një grup shumë i zhgënjyer i njerëzve po përpiqen të heqin t’ia mohojnë të drejtën e votimit këtij grupi”.
? 08:35
Trump: Po bëhemi gati për një festë të madhe, po fitojmë gjithçka
Donald Trump shprehu besim për fitoren e Pensilvanisë, ndërsa shteti vazhdon të numërojë fletëvotimet.
"Më e rëndësishmja është që ne po fitojmë Pensilvaninë me një sasi të jashtëzakonshme votash", tha presidenti në Shtëpinë e Bardhë, njofton Klan Kosova.
Por përsëri, ka shumë vota të diskutueshme në Pensilvani dhe është ende e paqartë se kush ka fituar shtetin kryesor kyç.
Donald Trump iu gëzua fitoreve të tij në Florida dhe Teksas, ndërsa kombi pret rezultate nga shtetet kyçe që vendosin për fituesin.
"Është gjithashtu e qartë se ne kemi fituar Gjeorgjinë", tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. "Ata nuk mund të na arrijnë”.
Por ende nuk kanë dalë rezultatet preliminare për Gjeorgjinë dhe votat e jashtëzakonshme mund t'i japin Joe Biden një mundësi për të kapur epërsinë në shtetin tradicionalisht konservator.
? 08:09
Vota e vetme elektorale që Biden mori në Nebraska mund të jetë domethënëse
Vota e vetme elektorale që Joe Biden e ka marrë në Nebraska mund të jetë domethënëse ndërsa vijnë vota nga shtetet mes-perëndimore dhe Penssylvania.
Kështu ka thënë moderatori i CNN John King i cili ka thënë se në një garë kaq të ngushtë sa kjo secila votë mund të jetë vendimtare.
? 07:44
Biden fiton 1 votë elektorale në Nebraska, Trump fiton gjithsej 4 vota elektorale
Joe Biden do të fitojë një votë elektorale në Nebraska dhe presidenti Trump do të fitojë një votë shtesë, duke i dhënë atij gjithsej katër nga pesë vota.
Ka pesë vota elektorale në lojë në Nebraska. Duhen 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Nebraska lejon ndarjen e votave elektorale. Në Nebraska, dy nga pesë votat elektorale i shkojnë fituesit të votave në të gjithë vendin. Një votë elektorale shkon për fituesin në secilën nga tre rrethet e kongresit të Nebraskës.
Kush fitoi në 2016? Presidenti Trump e mbajti këtë shtet dhe fitoi zgjedhjet e përgjithshme.
? 07:25
Trump fiton në Texas, Biden në Arizona: Ngushtohet gara
Epërsia e Joe Biden ndaj Donald Trumpo po bëhet më e ngushtë.
Sipas projeksioneve të CNN, Trump do të fitojë Texasin.
Në Teksas ka 38 vota elektorale. Gjithsej duhen 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Por, edhe Biden ka marrë një fitore të rëndësishme në Arizona. Në këtë shtet, Biden ka marrë 52.5%, ndërsa Trump 46.2%.
? 07:09
Është ora 1 e mëngjesit në Amerikë: Ja si qëndrojnë në garë Trump dhe Biden
Presidenti Trump fitoi Floridan derisa Joe Biden po e mban Minesotan, sipas projeksioneve të CNN.
Bazuar në parashikimet aktuale të CNN, Trump tani ka 171 vota elektorale ndërsa Biden është në epërsi me 215 vota elektorale.
? 06:58
Edhe Trump do t’iu adresohet republikanëve: FITORE e madhe
Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se pas pak do të del edhe ai para votuesve të tij.
Në një cicerimë ai tha se po ndodh “Një FITORE e madhe”.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1323864021167198209?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1323864021167198209%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fedhe-trump-do-tiu-adresohet-republikaneve-fitore-e-madhe%2F
? 06:52
Biden: Jemi në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet
Joe Biden bëri një deklaratë të shkurtër para demokratëve.
Ai në Delaware kërkoi durim sonte ndërsa votat vazhdojnë të numërohen.
“Ne e dinim që kjo do të zgjaste, por kush e dinte se do të hynim nesër në mëngjes, ndoshta edhe më gjatë!” .
“Por ne ndihemi mirë për vendin ku jemi. Unë jam këtu për t’ju thënë sonte se ne besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje”.
Ai shton: “Nuk ka mbaruar derisa të numërohen çdo votë, çdo fletëvotimi”.
? 06:48
Trump pritet të fitojë Floridan
Presidenti Trump pritet që të fitojë në Florida.
Kështu thonë parashikimet për një vend që ka shumë rëndësi në votat totale.
? 06:42
Trump fiton në Iowa dhe Montana
Presidenti Trump fitoi shtetin e Iowa, me shumicë të bardhë dhe rurale, si dhe fitoi Montanën.
Iowa ishte një shtetet më favorite të Trump, shkruan NYT, njofton Klan Kosova.
Një sondazh i lëshuar në ditët para zgjedhjeve gjeti një rritje të mbështetjes së Trump.
? 06:31
Joe Biden pritet që t’i adresohet demokratëve
Kandidati për të parin e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, për pak pritet që t’iu drejtohet votuesve të tij.
Momentalisht Biden është duke prirë me 205 vota eletorale kundër republikanit Donald Trump, i cili ka 136, sipas CNN, njofton Klan Kosova.
Biden pritet që të del për një deklarim të shkurtër para reporterëve.
? 06:21
Parashikimet thonë se Trump fiton Ohion dhe Idahon
Dy parashikime të tjera. Ohio dhe Idaho parashikohet që të nxjerrin fitues Donald Trump.
Ohio, që konsderohet si një shtet që kush fiton aty i fiton zgjedhjet, ishte një fushë e madhe beteje zgjedhore. Ohio ka mbështetur fituesin e pothuajse e çdo gare presidenciale gjatë 200 viteve të fundit, përfshirë Trumpin në 2016.
Nuk kishte asnjë befasi me Idaho, me katër votat e kolegjit elektoral – shteti ka mbështetur kandidatët republikanë në 13 garat e fundit presidenciale.
Janë në diskutim 18 vota elektorale në Ohajo. Duhen 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.