Imami i Xhamisë, Osman Musliu ka thënë për Klan Kosovën se çanta është gjetur në oborrin e xhamisë.
Sipas tij në momentin kur është hasur mjeti i dyshimtë në oborrin e xhamisë kanë qenë rreth 500 xhematlinj, që po kryenin detyrimet e tyre të kultit.
Ndërsa sa i përket motiveve që mund të kenë çuar në këtë bombvënie, ai ka thënë se ka disa pista dyshimi, pasi disa herë ka qenë cak i kërcënimeve nga eksponentë të ndryshëm.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Klan Kosovën se është gjetur një sasi eksplozivi në Xhaminë e Drenasit.
Ajo ka thënë se ekipet për deminim të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, pas marrjes së informatës rreth orës 13:30 se në oborrin e kësaj xhamie gjendet një sasi eksplozivi, njofton Klan Kosova.
Ahmeti ka shtuar se banorët përreth janë evakuuar dhe pritet që ky mjet të shpërthehet nga ekipet e deminimit.
Imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, është shprehur i tmerruar me gjetjen e eksplozivit në xhaminë në të cilën ai ligjëron.
Ai ka thënë për Klan Kosovën se në momentin kur është gjetur eksplozivi në xhami kishte edhe fëmijë.
“Zoti na shpëtoi nga ky tmerr, se patëm të vdesim të gjithë. Ata që kanë vendosur eksplozivin në xhami duket se kanë qenë profesionistë të njëmendët”, ka thënë Musliu, i cili pohoi se policia veç gjendet në vendin e ngjarjes dhe po shohin si të veprojnë më tutje.
“Për momentin jam duke dhënë deklaratë në polici në Drenas”, pohoi Osmani “policia është në xhami ende, dhe po marrin masa se si të veprohet me eksplozivin e gjetur. Në dhe përreth xhamisë ka pas njerëz, ka pasur edhe fëmijë”.
Është gjetur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit në xhaminë e qyteti të Drenasit, njofton Klan Kosova.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.