Lajmet e fundit

Klan Kosova ka publikuar ekskluzivisht Exit Poll-in e zgjedhje lokale për shtatë komunat kryesore.
Klankosova.tv sjellë më poshtë rezultatet për këto komuna.
Prishtina: Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku në balotazh
Klan Kosova ka publikuar ekskluzivisht Exit Poll-in për zgjedhjet lokale 2025.
Komuna e Prishtinës do të shkojë në balotazh, me Përparim Ramën e LDK-së që ka dalë i pari me 35.82% dhe Hajrulla Çekun nga VV me 31.57%.
I treti është renditur Uran Ismaili (PDK) me 26.05%, raporton Klankosova.tv
Në vend të katërt është Bekë Berisha (AAK) me 4.24% dhe Besa Shahini (PSD) me 2.32%./ Klankosova.tv
Mitrovica: Arian Tahiri me të parën
Komunën e Mitrovicës e fiton Arian Tahiri i PDK-së me 51.12%, bazuar në rezultatet e Exit Poll-it të publikuara ekskluzivisht në Klan Kosova.
I dyti është renditur Faton Peci i LVV-së me 41.23%, transmeton Klankosova.tv
Ndërsa i treti është Gëzim Plakolli i LDK-së me 7.65%.
Prizreni: Shaqir Totaj i pari me 46.14%
Exit Poll-i i Klan Kosovës e ka nxjerrë Shaqir Totajn e PDK-së të parin.
Bazuar në këto rezultate, Totaj në Prizren ka marrë 46.14%.
I dyti është Artan Abrashi i Vetëvendosjes, ndërsa i treti Driton Selmanaj i LDK-së, transmeton Klankosova.tv
Peja: Gazmend Muhaxheri i pari me 47.52%
Exit Poll-i për Pejë ka rezultuar me Gazmend Muhaxherin si të parin me 47.52%, raporton Klankosova.tv
I dyti është renditur Taulant Kelmendi i Vetëvendosjes.
Ndërsa i treti është Ali Berisha nga AAK./Klankosova.tv
Ferizaj: Agim Aliu vazhdon edhe 4 vjet
Agim Aliu, kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, është projektuar si fitues me të parën.
Ai ka marrë 55.38 për qind të votave nga të anketuarit.
Kjo, sipas exit-pollit të Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS.
I dyti del të jetë Enver Haliti i LVV-së me 30.97 të votave, i pasuar nga Visar Azemi i LDK-së me pak mbi 12 për qind të votave. /Klankosova.tv
Gjakova: Ardian Gjini i AAK-së, plus katër
Exit-Polli i Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS, ka projektuar Ardian Gjinin, kandidat i AAK-së për kryetar të komunës së Gjakovës, fitues qysh në raundin e parë, me 50.67%.
I dyti në këtë projektim ka dalë Ardian Gola i VV-së me 25.21% kurse i treti Shefqet Shehu i LDK-së me 12.84%.
Gjilani: Alban Hyseni i VV-së me Arbër Ismajlin e LDK-së në balotazh
Exit-Polli i Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS, ka projektuar që Gjilani do të shkojë në balotazh mes Alban Hysenit të LVV-së dhe Arbër Ismajlit të LDK-së.
Sipas këtij exit-polli, Hyseni ka dalë me 48.5% i pasuar nga Ismajli 32.5% dhe Riad Rashiti me 16.2%. /Klankosova.tv