Lajmet e fundit

Drita është kualifikuar në raundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, pasi mposhti Inter Turkun.
“Intelektualët” në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, shënuan tre gola.
Fillimisht golin e parë e shënoi Marko Simonovski në fillim të pjesës së parë, derisa me këtë rezultat përfundoi kjo pjesë, transmeton Klankosova.tv.
Në pjesën e dytë, Drita shënoi dy gola ‘express’, me Arbnor Mujën, në minutën e 49’ dhe 51’. Me këtë rezultat të thellë përfundoi ndeshja.
Pas kësaj fitore, Drita kalon në raundin e dytë të kualifikimeve.
FT Drita-Inter Turku 3-0
90' Ka përfunduar ndeshja në mes Dritës dhe Inter Turkut, "Intelektualët", janë kualifikuar në fazën tjetër, pas një ndeshje fantastike.
80’ Drita është duke zhvilluar një lojë fantastike deri në këto momente, më shumë raste të krijuara, por paksa të pafatë përball portës.
51' Intelektualët" s’ndalen, Muja shënon edhe golin e dytë në ndeshje dhe të tretin për Dritën
49' Drita shënon golin e dytë me Arbnor Mujën, në minutën e 49-të.
46’ Ka nisur pjesa e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita synon kualifikimin tutje.
45' Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me Dritën që shënoi menjëherë në fillim të ndeshjes, autori i golit ishte Marko Simonovski. Raste të tjera nuk kishte për t’u veçuar.
5' Drita ka kaluar në epërsi ndaj Inter Turku, golin e epërsië e ka shënuar Marko Simonovksi, në minutën e 5’.
1’ Ka filluar ndeshja në “Fadil Vokrri”.