Lajmet e fundit

Chelsea ka pranuar një golë të papritur nga Crystal Palace, në ndeshjen që është duke u zhvilluar në Stamford Bridge.
Golin për skuadrën e Pardew e ka shënuar Bacary Sako në minutën e '65 –të të takimit, transmeton Klan Kosova.
Diego Costa në minutën ’50-të u rrëzua në zonën kundërshtare, por që gjyqtari referoi vetëm korner.
Në anën tjetër u kundërpërgjigjën futbollistët e Crystal Palace, por që u ngatërruan brenda zonës së Chelseas dhe rezultati mbeti i pandryshuar.
Sako rrezikoi në minutën e ’55-të, me një goditje shumë të fortë por Courtois ishte në vendin e duhur, transmeton Klan Kosova.
Pedro pati rastin e radhës për Chelsean në minutën e ’62-të, por që mbrojtësit e Crystal Palace u treguan të vëmendshëm duke larguar topin.
Menjëherë pas kësaj Sako i dha epërsinë Crystal Palace.