https://youtu.be/54sOn85a--c
01:18 - Bia: Do të largohem nga OnlyFans "avash, avash" (VIDEO)
Bia foli pas eliminimit nga Big Brother Vip Kosova 4, ku përsëriti se e penalizoi gjuha.
Bia premtoi se do të largohet nga OnlyFans, por do ta bëj “avash, avash”.
Ndërsa, bëri të ditur se do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë dhe Shqipëri.
Si finalistë, ajo tha se e sheh, Elijonën, Londrimin, Klodin, Limin dhe Albën.
https://www.youtube.com/watch?v=54sOn85a--c
01:10 - Bia mbyll rrugëtimin në Big Brother Vip Kosova 4
Bia është banorja që ka lënë shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 4.
Ajo nuk i shpëtoi nominimit me pyetjen se “kë doni ta largoni?”.
Nga ky eliminim shpëtuan Ludo, Alba, Ardit dhe Kushtrimi, duke e vazhduar kështu rrugëtimin në BBVK. /Klankosova.tv
00:59 - Bia: Mendoj se do të eliminohem unë, po më penalizon gjuha
Bia deklaroi se beson se sonte ajo do të jetë e eliminuara nga ky Big.
Sipas saj, atë e ka penalizuar mosnjohja e gjuhës shqipe.
Por, shton se është krenare që ka arritur deri këtu.
“Më vjen shumë vështirë gjuha, unë dëgjoj diçka për mua dhe unë s’kam forca për me mbrojtë vetën. Është një dhimbje tjetër nivel, tani bisedoj në gjuhën shqipe dhe jam e lumtur”, tha Bia, transmeton Klankosova.tv
00:49- Olta për takimin e Benitës me Endrin: Pa pikë emocioni…
Opinionistja e Big Brother Vip Kosova 4, Olta Gixhari ka komentuar takimin e Endrit me Benitën.
Sipas saj, ky takim ishte pa emocione, dhe nuk dukeshin si ish-çift.
Madje, ajo shtoi se “duket sikur e kane lënë me fjalë, që t’i bëjnë këngët me të famshme”. /Klankosova.tv
00:38 - Endri i ka thënë Benitës se ka ardhur për ta përkrahur, anipse ia bëri me dije se ka hyrë në këtë rrugëtim pa pëlqimin e tij.
Ai e këshilloi të mos bëhet nervoz dhe të bëhet lojtare e fortë.
“Ti ke ardhë me lujt pa pëlqimin tem, normalisht që do sene nuk më pëlqejnë. Janë do sene që bisedohen jashtë”, i tha Endri Benitës.
“S’e kam pa moti. Unë vendimet e mia i marrë. E di që e kam karrierën përpara. Nuk besoj që jam diçka gabim”, tha Benita.
Ndiqeni videon për më shumë:
00:21- “U ndamë se është xheloz”, Benita flet për herë të parë për lidhjen me Endrin
Benita ka folur për herë të parë për lidhjen e saj me Endrin, i njohur për publikun si këngëtar.
Sipas Benitës, Endri është një djalë që mbizotërohet nga egoja.
“Kaq publike po e bën. Jam kanë në lidhje me Endrin afër 5 vite. Dhe para se me hy në Big ka përfundu. 6 muaj para se me u fut në Big ka përfundu.
“E di që m’i ka thanë do gjana, por nuk kanë vlerë sepse nuk i ka dhënë drejtim”.
“E di që kena pasë dashni të pastër, por nganjëherë dashuritë reale nuk përfundojnë bashkë”.
Ajo bëri të ditur se xhelozia është arsyeja pse nuk janë më bashkë.
Ndiqeni videon për më shumë:
23:47 - Deklarata e Leonorës ndaj Dolces përplas opinionistet (VIDEO)
Leonora Jakupi i ka qëndruar opinionit të saj lidhur me Dolcen.
Deklarata e saj shkaktoi edhe debate mes saj dhe opinionistes tjetër, Oltës.
Leonora tha se ka guxim ta japë mendimin e saj.
Ndërkohë, sipas Oltës, ky ishte një paragjykim.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://youtu.be/FhwzdL2Jrp0
23:30 - “Ma shpejt zë meshkuj ti atje, se mua që më zë gjumi” – Leonora, Dolces (VIDEO)
Opinionistja Leonora Jakupi është treguar e ashpër ndaj Dolces.
“Ma shpejt zë meshkuj ti atje se mua që më zë gjumi”, i tha Jakupi, banores.
Ajo iu referuar dy raporteve romantike të saj që i ka krijuar brenda shtëpisë me Edin edhe Limin.
https://youtu.be/hd98oJD4NYw
23:19 - Limi inkurajon Albën: Mos u dorëzo, nëse mbesim unë e ti, çmimin ta jap ty (VIDEO)
Në Big Brother Vip Kosova 4, Limi i ka dhënë mbështetje Albas me një mesazh inkurajues, duke i bërë thirrje të mos dorëzohet, pasi kjo e fundit kërkoi ta lë shtëpinë.
“Unë shoh një Albë që askush nuk e sheh. E di që ti do të fitosh, kështu që mos u dorëzo. Thjesht po ta them nga sporti im. E kuptoj gjithçka që po ndodh, vetëm femrat e forta i kalojnë këto,” u shpreh Limi.
Ai i premtoi se nëse mbesin në finale ai dhe ajo, çmimin ia jep Albës.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://youtu.be/0NQiRxRG0zE
23:06 - Alba kërkon të largohet nga Big Brother (VIDEO)
Alba ndodhet në gjendje të rënduar pas situatës së sontme në PRIME.
Ajo nuk duron ta shohë ish të dashurin e saj, Limin, bashkë me Dolcen, pasi ndihet e mashtruar nga ata dy.
“Po dal si idiote”, ka deklaruar Alba.
https://youtu.be/7b1-POQG_qU
https://youtu.be/p1Ap9O4TwGw
22:56 - E pranon Dolce: Kemi komunikuar jashtë me vite me Limin, si dy njerëz që e pëlqejnë njëri – tjetrin (VIDEO)
Dolce ka pranuar se ka pasur një komunikim me Limin para BBVK 4.
“Kemi komunikuar si dy persona që pëlqehen por nuk takohen dot”, deklaroi dolce.
Derisa për romancën brenda shtëpisë, ajo tha se po shijojnë momentin.
“Po e shijojmë momentin, Limi është si unë, i lirë”, tha Dolce.
“Ne ndihemi të lirë bashkë, çfarë do ti. Raportet me çdo njeri janë të ndryshëm. Leri njerëzit të jetojnë ashtu siç dojnë”, tha Dolce.
https://youtu.be/91k407SoxYA
22:31 - Përballja e plotë Alba - Limi | Krejt çka u tha në debatin mes tyre (VIDEO)
Prime i sotëm i BBVK4 nisi me përballjen Alba dhe Limi.
Dyshja u përballën me njëri-tjetrin për të sqaruar gjithçka në raportin e tyre jashtë shtëpisë.
Shumë gjëra u thanë, e shumë gjëra të reja dolën në shesh.
Ndiqeni videon e plotë:
https://youtu.be/H4KHZzj8K9c
22:13 - “Edhe po të ishte babai i 5 fëmijëve…”, Leonora i bën thirrje Albës të largohet nga Limi (VIDEO)
Opinionistja e Big Brother Vip Kosova 4, Leonora, i tha Albas se beson historinë e saj, por e konsideron të ekzagjeruar situatën.
Ajo i bëri thirrje Albës që të ik nga Limi.
“Unë realisht i besoj historisë sate, por po më duket pak e papranueshme t’i bësh gjithë këto ekzagjerime. Po të them sinqerisht, si grua zgjedh të besoj historinë tënde, por më beso në këtë situatë, edhe po të kishte qenë babai i pesë fëmijëve të mi unë kisha heq dorë”, i tha Leonora Albës.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://youtu.be/ETsPLIh3QsE
22:19 - Dolce e përgëzon Limin për edukatën, thotë se Alba jeton në iluzion (VIDEO)
Dolce ka komentuar lidhur me raportin mes Albës dhe Limit.
Sipas saj, Limi është përmbajtur për të mos e vendosur në pozitë të pahijshme Albën, pasi kjo e fundit, siç thotë ajo, bën lojë.
Ndërkohë, shtoi se Alba po jeton në iluzion.
“Nuk e di deri ku mund të arrijë një person për një lojë. Kam thënë që Limi është djalosh, por bravo që është kaq i edukuar që nuk e nxjerr keq një femër. Alba jeton në një iluzion”, tha Dolce.
Ndiqeni videon për më shumë:
https://youtu.be/hx_I3fWO5g8
21:35 - “Je playboy standard” – Alba e tensionuar me Limin (VIDEO)
Ka nisur Prime-i i 18-të i Big Brother Vip Kosova 4, ku Alba dhe Limi po përballen me njëri-tjetrin.
Në një moment të tensionuar, Alba i tha Limit se nuk është ‘Play Boy’ më i njohur në shqiptari.
“Ke thanë se do të rrimë bashkë. Nuk flas detaje, mos na bëj sikur “Playboy” më i madh i shqiptarisë, sepse ti je “playboy standard”. A ke thënë ti që më ke thënë se je e vetmja”, tha Alba, e cila insiston se Limi po shtrembëron realitetin.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://youtu.be/4XfurZnEhn4
21:30 - “Erdhe e paftuar në shtëpinë time” – Limi ia thotë në sy Albës (VIDEO)
Alba dhe Limi po përballen me njëri-tjetrin në këtë prime të Big Brother Vip Kosova 4.
“Për mua nuk është bashkëjetesë kur dikush bën crush në shtëpinë time, kur dikush vjen pe a ftu”, tha Limi.
“Po çka je t’u thënë, si mund ta përdorësh fjalën crush se po më çudit fare, ti vet ke thënë Alba rri me mu”, tha Alba.
Sqarimi mes dyshes po vijon dhe mund të ndiqni live në Youtube:
https://youtu.be/4XfurZnEhn4
21:27 - Labinotin e kapi “magjia” e Bias, komentohet puthja e tyre në Jakuzi (VIDEO)
Para se të lidheshin me banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother Vip Kosova 4, opinionistët kanë komentuar puthjen e Labinotit me Bian.
Sipas Oltës, Labinotin e ka kapur magjia e Bias.
“Dashuri e madhe ka shpërthyer në këtë shtëpi, i ftohti ka bërë që vajzat të dalin në atë xhakuzi dhe të kridhen me meshkujt. Nuk e besoj që është Labinoti ai, ose e ka kap magjia e Bias”, tha Olta.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://youtu.be/deraBLMFEUQ
Ka nisur Prime-i i 18-të i Big Brother Vip Kosova 4, ku priten diskutime, përballje dhe surpriza për banorët.
Banorët Limi, Dolce dhe Alba do të jenë në fokusin e treshes dinamike, ndërsa Londrimi, Klodi dhe Elijona do të kenë përballje të veçanta.
Një surprizë e jashtëzakonshme do të zbulohet, kur një banor do të përballet me dikë nga e kaluara.
Prime-in mund ta ndiqni live edhe në kanalin zyrtar në YouTube.
https://www.youtube.com/watch?v=54sOn85a--c
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 4 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.