"A vritet pafajësia?" performancë e jashtëzakonshme e Leonora Jakupit (VIDEO)
Spektakli i BBVK 4 ka vazhduar me performancën e jashtëzakonshme të divës Leonora Jakupi, për nder të 18 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
E veshur me uniformën e UÇK-së, ajo dridhi skenën me këngë patrotike, e njëra prej tyre ishte "A vritet pafajësia?", nga ku edhe u elektrizua edhe publiku i pranishëm të cilët edhe brohoritnin "UÇK-UÇK".
Ndiqeni një pjesë nga performanca e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=TchbD9oUmho&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
https://www.youtube.com/watch?v=2Sb2lsAaa-Y&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
https://www.youtube.com/watch?v=EzlOr6mQtaI
________________________________________________________________________________________________________________________
Elijona është finalistja e dytët e Big Brother VIP Kosova 4.
Banorja la pas Londrimin, pasi publikoi votoi që ajo të shkojë drejt finales së madhe.
https://www.youtube.com/watch?v=4hD--1uVkXQ
Banorët veshin bluzat e "Liria ka emër" (VIDEO)
Sot më 17 shkurt, Kosova shënon 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Në Prishtinë, në ora 14:00 do të mbahet marshi "Drejtësi, Jo Politikë" në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Me këtë rast, banorët i veshën bluzat e "Liria ka emër".
https://www.youtube.com/watch?v=dI0r7vdRhUo
______________________________________________________________________________________________________________________
Surpriza e BBVK: Ludo takon prindërit e tij (VIDEO)
Pasi rrëfeu historinë e tij jetësore në Prime-in e 27-të të Big Brother VIP Kosova 4, Ludos iu përgatit një befasi tejet e këndshme.
Ai u takua me ta pas një kohë larg tyre për shkak të pjesëmarrjes në spektaklin më të madh dhe më unik.
Ludo u shfaq tejet i emocionuar ku edhe u përlot kur i pa babain dhe nënën.
Ndiqeni bisedën e plotë mes tyre:
https://www.youtube.com/watch?v=fXL255MyGCA
Ludo rrëfehet në BBVK4: Historia e jetës, sfidat, dhe vlerësimi për familjen
Ludo ka rrëfyer historinë e jetës së tij në Big Brother Vip Kosova 4, duke ndarë momente të rëndësishme. Ai ka folur për vështirësitë që ka kaluar dhe jetën e vështirë, duke përmendur një moment kur mësuesi i kishte thënë të ndërronte rrobat, pasi i kishte pasur ato për gjashtë muaj.
Ludo ka përmendur gjithashtu marrëdhënien me babain dhe ndikimin që ka pasur mbi të, duke e krahasuar atë me mundësinë për të bërë më shumë në jetë.
“Kemi jetu me një rrogë të vogël, kemi vujt, nuk e kem pas jetën e bukur. Dhe një moment nuk më harrohet kur mësuesi më tha a “mundesh me i ndërru këto tesha se qe 6 muj i ke këto tesha”.
“Ai e ka ndihmu vëllain, fëmijët e vet i ka lënë anash. Unë frizer, s’i ka pëlqy babës hiç. Çmos do të bëj në jetë por nuk dua të jem si baba, nuk është shumë i guximshëm. Vështirë ka qenë kur nëna ka qenë me ankth. Na s’e kemi kuptu, ka qenë periudhë e rand kur s’e kemi kuptu çka ka. E përgëzoj nanën se ka dal prej asaj krize”, tha Ludo.
Gjithashtu, Ludo ka folur për njohjen e gruas së tij t në Davos dhe energjinë që i bashkoi ata. Ludo ka reflektuar për vlerën e familjes, duke e quajtur atë një dhuratë të madhe nga Zoti.
“Momenti më i bukuri ka qenë kur më ka lind çika, dhurata më e madhja nga Zoti është fëmija. Guan e kam njoftu në Davos në skijim, është shumë humane, është shumë e njohur në Zvicër, është zgjedhur një prej humanisteve në kantonin ku jetojmë. Energjia na ka bashku, është pjesë e jetës time dhe besoj se do të jetoj me të deri në fund te jetës sime.
“Gjënë më të mirë që e kam kuptuar këtu në BBVK është sa e vlefshme është familja. Kjo është një shenjë nga zoti që e kam një grua aq të mirë, aq njeri. Dhe ndoshta në do sene s’e kam vlerësu. Dhe e kuptoj se sa e shenjtë është familja”, tha Ludo.
Në fund, ai ka theksuar se Met Gala e ka ndryshuar jetën e tij dhe ka dhënë një këshillë për shqiptarët
“Met Gala ma ka ndryshu krejt jetën. Një këshillë shqiptarëve, ndane vetën prej trurit”.
Hapet televotimi: Cilin banor doni ta shpëtoni?
Pas zgjedhjes së Elijonës si finaliste e dytë e edicionit të katër të Big Brother VIP Kosova 4, tashmë është hapur edhe televotimi për banorët e tjerë.
Teleshikuesit kanë mundësi të votojnë për një prej tyre për ta shpëtuar.
Dhe ai/ajo që merr më së paku vota largohet nga shtëpia.
Votoi kush votoi, mbyllet televotimi për finalistin e dytë
Votoi kush votoi...
Është mbyllur tashmë votimi për finalistin e dytë të Big Brother VIP Kosova 4.
Pas Ludos, për pak minuta pritet të zbulohet edhe emri tjetër i banorit/es që shkon drejt finales.
https://www.youtube.com/watch?v=e7MllHIX1yM&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
"Ndaju nga e dashura, bëhu me mua", Elijona plas ''bombën'' ndaj Benites
Po vazhdon debati mes Elijonës dhe Benitës, me qendër të vëmendjes Klodin dhe raportin e tyre me të.
Elijona ia kujtoi Benitës fjalët kur i ka thanë Klodit të ndahet nga e dashura dhe të bëhet me të.
“Ti më ke prek në moral. Ti i ke thanë Klodit “ndaju prej të dashurës edhe bëhu me mua”, ti ke tentu, unë asnjëherë nuk kam tentuar. Edhe ndihna keq qe e kam pru vetën në këtë gjendje”, tha Elijona, transmeton Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=WLU_8VPcO70&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Tensione në PRIME, përplasje mes Dolces dhe Londrimit
Situata interesante ndodhën edhe sonte gjatë Prime-it të 27-të të Big Brother VIP Kosova 4.
Një debat i ashpër u bë mes Dolces dhe Londrimit.
“Nuk e prisja fare. Me tërë atë urrejtje që ma ka thënë ky njeri”, u shpreh ajo.
“Urrejtje?? Jo, jo, jo…. mundesh me thonë tension, se urrejtje nuk ka pas”, u kundërpërgjigj Londrimi.
https://www.youtube.com/watch?v=JmQYD6oiEMM&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Fustanet e veçanta të vajzave të BBVK-së për Pavarësinë e Kosovës
Një gjë që ra në sy sonte në Prime-in e Big Brother VIP Kosova 4, ishte veshja e banorëve.
Të gjithë dukeshin për mrekulli, sidomos vajzat pjesëmarrëse të këtij spektakli.
Ato kishin veshur fustane të veçanta për nder të Pavarësisë e Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=OtVibcDPwoc&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Publiku me flamujt e UÇK-së në skenën spektaklin e BBVK-së
Prime i 27-të i Big Brother VIP Kosova 4 po mbahet në prag të 18 vjetorit të Pavarësisë dhe protestës së organizuar nga platforma “Liria ka emër” në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mbahet nesër me fillim nga ora 14:00 në Prishtinë.
Për ta bërë këtë spektakël sa më madhështor, u përkujdes edhe publiku që në sallë sollën edhe flamujt e UÇK-së.
https://www.youtube.com/watch?v=pI52YqiDKDw&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE
PRIME-i i 27-të i BBVK4: Dini dhe Jonida shfaqen me emblemën "Liria ka emër" (VIDEO)
Sonte po mbahet PRIME-i i 27-të i Big Brother VIP Kosova 4.
Në këtë spektakël madhështor, do të zbulohet edhe finalisti i dytë.
Dy prezantuesit Dini dhe Jonida u shfaqen në këtë PRIME me emblemat "Liria ka emër" duke i dhënë mbështetje protestës së nesërme që do të mbahet në Prishtinë në ora 14:00 në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë me moton "Drejtësi, Jo Politikë".
Ky Prime po mbahet në vigjilje të 18 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
https://www.youtube.com/watch?v=toLL-cTHfwI&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE