Lajmet e fundit

Rrethanat e vdekjes së ish-spiunit rus janë bërë prej vitesh objekt diskutimesh e pretendimesh për rolin e shefit të Kremlinit në eleminimin e njeriut që kishte dalë kundër tij.
Hetimi britanik mbi helmimin e ish-agjentit të KGB-së, Aleksandër Litvinenko në vitin 2006 është mbyllur me një akuzë: 43-vjeçari u vra mbase me urdhër të Putinit.
Por ky raport është i pari që pranon hapur se janë të mëdha gjasat që Putin të ketë dhënë OK-in e helmimit të Litvinenkos me polonium 210, për shkak të antagonizmit personal mes tyre, siç thuhet shprehimisht në dokument.
Gruaja e ish-agjentit e përshëndeti hetimin e Londrës, që nuk i ka ardhur për shtat nga ana tjetër Ministrisë së Jashtme ruse.
Litvinenko vdiq në Londër në 2006-n, pak ditë pas helmimit me substancën radioaktive. Ish-spiuni rus ishte larguar nga vendi i tij drejt Britanisë pasi ishte kthyer në një kritik të ashpër të Kremlinit.