Premiera e shfaqjes “Litari” me regjisor Skender Podvorica dhe autor Patrick Hamilton, do të jepet sonte nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kjo shfaqje me dramatizim të Zoga Çeta- Çitaku është një thriller psikologjik dhe filozofik, që bazohet në një ngjarje të vërtetë të ndodhur dekada më parë, kur dy studentë të Universitetit të Çikagos (Chicago) vrasin një adoleshent dhe trupin e tij e mbajnë të fshehur në një arkë.
Në vitin 1948, Alfred Hitchcock e përshtati në film nën titullin “Rope”, ndërsa në Teatrin Kombëtar kjo shfaqje vjen nga regjisori Skender Podvorica me aktorët: Allmir Suhodolli, Valmir Krasniqi, Shkelzen Veseli, Arta Selimi, Rrezon Zhinipotoku, Selman Lokaj, Semira Latifi dhe Lumnije Sopi.
Repriza e kësaj shfaqje jepet më 13,14 dhe 15 nëntor 2025./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.