Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe ka reaguar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Mitrovicën Veriore.
“Të shtënat mbi Oliver Ivanoviqin kanë ndodh vetëm disa ditë pas paralajmërimit të Departamentit Amerikan për sulme terroriste poashtu edhe trazira të mundshme në veri të Kosovës, pikërisht në Mitrovicë”, ka thënë Rakiq përmes një komunikate për media, njofton Klan Kosova.
Rakiq, madje në këtë letër ka pyetur pse askush nuk ka bërë asgjë që ky paralajmërim të merret seriozisht.
Drejtuesi i Listës Serbe ka thënë se në vrasjen e Ivanoviqit mund të ketë ndikuar edhe procesi i gjatë gjyqësor për krime lufte, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.