Lajmet e fundit

Lista Serbe mendon se KFOR-i, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është e vetmja forcë e armatosur në territorin e Kosovës që erdhi në vitin 1999 me pëlqimin e Beogradit.
Kështu ka deklaruar Igor Simiq, deputet njëherit zëdhënës i Listës Serbe.
Ai për "Veçernje Novosti", reagoi ndaj deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se deri në fund të këtij viti, Forca e Sigurisë do të transformohet në Forca të Armatosura, transmeton Klan Kosova.