Lajmet e fundit

Lista Serbe nuk duhet të votojë për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit. Askush nuk e ka autorizuar atë që ajo të merret tamam me çështje shtetërore”.
Kështu ka deklaruar kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.
Trajkoviq thotë se "hyrja e Listës Serbe në në projektin e demarkacionit në thelb do të thotë legalizim i Kosovës si vend kufitar me Malin e Zi si dhe anulimin e shtetit të Serbisë në këtë kufi."
Ajo theksoi më tej se përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës nuk duhet të marrin një vendim të tillë, transmeton Klan Kosova.