04.02.2017 · përditësuar para 3465 dite1 min lexim
Lista Serbe me anë të një deklarate kanë lavdëruar sjelljen dhe, siç e kanë quajtur ata, maturinë e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, në situatën e fundit të krijuar në Mitrovicën Veriore si pasojë e ndërtimit të murit dhe incidentit me trenin, njofton Klan Kosova.
Serbët e kësaj liste kanë shkruar se ndjehen krenarë me reagimin e matur, qëndrueshmërinë dhe aftësinë e Vuçiq-it për ta stabilizuar përsëri situatën duke bërë kështu që të shmanget një skenar që ka pasur për qëllim forcimin e shqiptarëve në Veri të Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.