Lajmet e fundit

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, ka thënë se Lista Serbe po i bijkoton institucionet e Kosovës ndërsa, nuk po i bojkoton rrogat dhe benficionet e tjera.
Ai në një letër dërguar mediave iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të njohin realitetin dhe së bashku me të gjitha bashkësitë tjera etnike të ruajnë paqen e fituar.
Kjo letër, e tij vjen pas siç tha ai“deklaratave të disa deputetëve, sidomos deklarata se ‘marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve janë në nivelin më të keq’”.
Vujiçiq poashtu ka ftuar serbët që jetojnë në Kosovë që t`I shikojnë faktet dhe jo deklaratat e pabaza, të cilat sipas tij "iu shkaktojnë dëm pikërisht serbëve nga Kosova.
"Kjo është arsyeja pse ne duam të besojmë se serbët e Kosovës do të njohin realitetin dhe se së bashku me të gjitha bashkësitë tjera etnike të ruajnë paqen e fituar dhe do të punojnë për të ndërtuar një Kosovë më të mirë dhe të begatë", ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.