10.08.2017 · përditësuar para 3279 dite1 min lexim
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se nuk kanë ende një vendim final për përkrahjen e ndonjë koalicioni për formimin e qeverisë, njofton Klan Kosova.
Rakiq, në një intervistë për Politika, ka deklaruar se vota e tyre për formimin e institucioneve nuk do të jetë mbështetje bosh, apo pa kushte.
Sipas Rakiq, qëndrimi i Listës Serbe në raport me koalicionet dhe partitë politike shqiptare varet nga mirëkuptimi i tyre për problemet dhe aspiratat e popullit serb në Kosovë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.