29.01.2016 · përditësuar para 3838 dite1 min lexim
Lista serbe ende nuk ka vendosur se a do ta mbështes Hashim Thaçin për president, ka thënë Deputeti i Partisë Për Progres Demokratik, Nenad Rashiq, por që i është bashkuar kohë më parë Listës Serbe.
“Unë duhet të them se nga ana jonë, ose nga grupi parlamentar i Listës Serbe, ende asgjë nuk është vendosur. Por kam biseduar me disa nga kolegët e mi dhe kemi vendosur se bisedimet duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Nenad Rashiq për RTV Kim, njofton Klan Kosova.
Lista Serbe është në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Këto tri subjekte para më shumë se një viti kanë formuar një koalicion qeverisës me të cilin parashihet që pas përfundimit të mandatit të presidentes së tanishme, Atifete Jahjaga, në Presidencë të vendoset Hashim Thaçi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.